Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëshmia tronditëse për atentatin ndaj Kujtim Metës. Artan Tafani: Plani u organizua nga Laert Haxhiu

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dëshmia tronditëse për atentatin ndaj Kujtim Metës.  Artan Tafani: Plani u organizua nga Laert Haxhiu
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Artan Tafani i penduari i drejtësisë vijon dëshminë në GJKKO. Në rrëfimin e tij ai tregon mbi plagosjen e Kujtim Metës dhe se si ishte pjesë e një plani të organizuar nga Laert Haxhiu, pasi viktima kishte rrahur babain e tij. Fillimisht ishte planifikuar vrasja me thikë për të shmangur gjurmët, por u përdor armë zjarri. Bashkë me të ishin të përfshirë edhe Dorian Shurdhi, që ndihmonte në logjistikë, dhe Lulzimi, që siguronte transportin. Pasi tentativa e parë dështoi për shkak të hezitimit të Dorianit, atentati u tentua përsëri.

Tafani qëlloi Kujtimin me një armë tip “Zastava”, duke përdorur tetë fishekë. Viktima u plagos dhe arriti të largohej. Pas ngjarjes, autori u largua me makinë dhe hodhi armën në të njëjtin vend ku kishte hedhur një armë tjetër më parë. Gjatë arratisë, u shmangën edhe një patrulle policie. Tafani pranon se ishte i maskuar dhe veproi sipas udhëzimeve të Laertit.

Rrëfimi

E kishte hapur bisedën babai i Laertit. Tha: “Duhet t’a vrasim.” Kujtim Meta e kishte goditur me grushta babanë e Laertit. Donte t’a vriste me thikë, sepse nëse përdorej armë zjarri, do kuptohej menjëherë se e kishte bërë Laerti.

Në plan përfshihej edhe Dorian Shurdhi, një i njohuri ynë, shok i Laertit nga Belgjika. Doriani ruante makinën dhe komunikonte me Laertin. Plani ishte përgatitur nga Laerti, dhe unë isha caktuar të kryeja goditjen.

Nga Tirana do vinte Lulzimi me makinë te Palma Nova, që t’a kryenim punën dhe të iknim menjëherë. Por nuk e realizuam dot, sepse Dorian Shurdhi nuk pranoi. Ai e dinte që policia do vinte direkt në shtëpi. Ishte i shqetësuar dhe e shante Laertin, duke thënë: “Do kalbemi në burg për këtë.”

E provuam përsëri.

Kishim një armë tip “Zastava”, që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun. Kujtimi, viktima, ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun, përballë meje. Qëllova me armë drejt tij. Sapo e godita, ai u hodh nga karrigia. E qëllova sërish. Pata tetë fishekë dhe i shkrepava të gjithë. Ai u largua duke vrapuar përmes çimentos, unë vazhdova ta qëlloja deri sa mbaruan fishekët. E qëllova edhe nga pas.

Kur mbaruan fishekët, u largova. U përpoqa ta neutralizoja plotësisht. Nga sa dëgjova në lajme, një plumb e kishte kapur në bark.

Ika nga vendngjarja në këmbë, kalova shinat e trenit. Më priste Lulzimi pas shpinës.

GJKKO: Ishe i maskuar?
Tafani: Po, kisha maskë anti-COVID, kapuç dhe një xhup të madh.

Dolëm në autostradën kryesore dhe ndaluam në Çermë. Një patrullë policie na bëri me shenjë, por ne nuk ndaluam. Gjatë rrugës, unë isha ulur pas, Lulzimi drejtonte makinën.

Kalojmë Kavajën. Unë isha në telefon me Laertin, donte të dinte detajet. E pyeta ku t’i hidhja armët. Më tha t’i hidhja diku gjatë rrugës, ku të kisha mundësi. Rastisi që i hodha në të njëjtin vend ku kisha hedhur armën që u përdor për Albi Bashaliun.

Previous Post

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, çfarë vendosi Gjykata për imamin Ahmet Kalaja

Next Post

Kosova shpreh gatishmërinë për të pranuar emigrantët e dëbuar nga SHBA

Next Post
Kosova shpreh gatishmërinë për të pranuar emigrantët e dëbuar nga SHBA

Kosova shpreh gatishmërinë për të pranuar emigrantët e dëbuar nga SHBA

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të Julide Yazici

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin drejt Turqisë të Julide Yazici

October 21, 2026
Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al