Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E rëndë në Itali! Shqiptar gjendet i pajetë në mes të arës

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
E rëndë në Itali! Shqiptar gjendet i pajetë në mes të arës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ravena të Italisë, teksa trupi i një 38-vjeçari shqiptar që punonte në fermë, u gjet i pajetë në mes të arës.

Viktimë e aksidentit në punë ka mbetur Astrit Elezi, i cili ishte banues prej kohësh në Castel Bolognese. Ai po punonte në një arë, pjesë e një ferme bujqësore mes Solarolo dhe Castel Bolognese, ku dyshohet se pësoi aksidentin fatal.

Rreth orës 18:00 të së martës, familjarët të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës. Por fatkeqësisht, e gjetën të vdekur, raportoi media italiane. Dinamika e aksidentit mbetet e paqartë dhe mbetet për t’u sqaruar pas autopsisë nga ekspertët mjeko-ligjorë. Sipas dyshimeve paraprake të hetuesve, shqiptari mund të jetë shtypur për vdekje nga një traktor. Ai mendohet se ka marrë goditjen vdekjeprurëse nga piruni i mjetit bujqësor.

Ndihma e shpejtë 118 mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, vdekja e të riut u konstatua në vend.

“Menjëherë pas tragjedisë, edhe prokurori që koordinon hetimin, Stefano Stargiotti, urdhëroi sekuestrimin e automjetit në të cilin Elezi u gjet i pajetë dhe është hapur një çështje për vrasje të paqëllimshme, kundër personave të panjohur, një procedurë për të kryer kontrollet e nevojshme”, informuan mediat italiane.

Funerali i Astrit Elezit, nuk është planifikuar ende.

Rajoni i Emilia Romagna-s, nëpërmjet Presidentit Michele de Pascale dhe këshilltarit rajonal për politikat e punës Giovanni Paglia, iu bashkua ngushëllimeve të shumë punonjësve të bujqësisë, sindikatave dhe qytetarëve të Castel Bolognese, të shprehura familjes së shqiptarit.

“Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, tonat dhe të të gjithë komunitetit rajonal, familjes së punëtorit të bujqësisë që vdiq në një aksident tragjik në punë. Fatkeqësisht, ky është rasti i fundit në një seri ngjarjesh të pafat që po prekin edhe provincën e Ravenës në vitin 2025 dhe që nuk mund të mbeten pa përgjigje. Shëndeti dhe siguria në vendin e punës duhet të jenë në qendër të vëmendjes së të gjitha institucioneve, forcave politike dhe shoqërore, pa dallim”, thanë ata.

Gjithashtu bënë thirrje për kushte sigurie më të forta në punë dhe trajtimin e punonjësve.

Kurse presidentja e Provincës, Valentina Palli, gjithashtu iu bashkua ngushëllimeve, bashkë me përfaqësuesit e tjerë vendorë.

Mediat ngritën shqetësimin se në provincën e Ravenës në vitin 2024, pati 7,017 aksidente në punë, me një rritje prej 2.1% krahasuar me të dhënat e vitit 2023. Përveç kësaj, në tre muajt e parë të vitit 2025, aksidentet u rritën me 3.9% të tjera.

E rëndë në Itali! 38-vjeçari shqiptar gjendet i

Ambulanca duke marrë trupin e pajetë të shqiptarit dhe vendi ku ndodhi ngjarja
Previous Post

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

Next Post

VIDEO/ Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

Next Post
VIDEO/ Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

October 22, 2026
Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al