Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DOKUMENTET/ Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
DOKUMENTET/ Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një betejë për 10 milion euro sapo ka nisur mes kompanive Advanced Bussines Solution dhe bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” në lidhje me mega tendering e Këshillit të Lartë Gjyqësor për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS).

Siç mëson Skyweb.al, kompania Advanced Bussines Solution është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me shpalljen fituese të ofertës së kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” disa ditë më parë nga kontraktori, i cili në rastin konkret është KLGJ.

ABS duke se e ka marrë shumë seriozisht këtë ankesë duke paguar edhe rreth 50 mijë euro “fee-n” që jepet në këto raste për sigurimin e ankesë.

Siç mëson Skyweb.al, Advanced Bussines Solution, e cilësuar nga ish-kryeministri Ahmetaj si kompani pranë kryeministrit Rama, kërkon nga KPP vlerësimin e procedurave të shpalljes fituese të ofertës vlerë 924.375.000 lekë të reja të bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, e cila nuk ishte edhe oferta më e ulët në këtë tender, pavarësisht se u shpall fituese.

Oferta më e ulët në këtë tender, me vlerë 818 800 000 lekë ishte pikërisht nga Advanced Bussines Solution.

Tenderi me objekt “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)” u shpall nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në 21 shkurt të këtij viti dhe fondi limit për këtë procedurë u caktua 1 025 905 001 lekë të reja ose mbi 10 milionë euro.

Rezulton se në këtë tender kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, ku oferta fituese u shpall pikërisht ajo e “Kreatx” dhe “Soft and Solution”.

“Soft & Sulution” është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili rezulton të jetë një ndër lojtarët kryesorë për tenderët që kanë të bëjnë me tenderët për teknologjinë e informacionit, të shpallur nga AKSHI.

Ndërkohë, në media është raportuar se kompania tjetër që iu bashkua Beqirit në këtë ofertë, “Kreatx”, është në pronësi të pjesëshme të z.Panajot Gjiknuri, vëllait të ish-ministrit Damian Gjiknuri, duke e kthyer këtë në një “betejë” brenda maxhorancës për një shumë të madhe parash, siç është tenderi 10 milion euro i KLGJ për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS). /skyweb.al

Previous Post

Klubi i Laçit akuzon hapur FSHF-në: “Kampionat teatër, trukime të fshehura ndeshjesh, Estrada Superiore”

Next Post

Gerond Meçe ankimon tenderin e serverave, INSTAT “trembet” dhe e anulon

Next Post
Gerond Meçe ankimon tenderin e serverave, INSTAT “trembet” dhe e anulon

Gerond Meçe ankimon tenderin e serverave, INSTAT “trembet” dhe e anulon

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

October 22, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al