Më pak se dy muaj nga dueli emocionues që përfaqësuesja jonë e futbollit do të luajë me Serbinë, në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, vjen një lajm jo i mirë për kuqezinjtë nga FIFA.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.
Rreth kësaj teme ka folur dhe gazetari Ariglon Pali i ftuar në Breaking, ku është shprehur se këto masa nuk do ti ndalojnë tifozët TKZ.
“Nuk është ideja që ne të dëmtojmë kombëtaren. Ne jemi aty për ta ndihmuar. Ne shkojmë në cdo cepë të botës ku luan kombëtarja. Ne stadium ne shkojmë për ti dhënë zemër lojtarëve, pavarsisht rezultatit.”
Për më shumë ndiqni videon