Partia Demokratike ka reaguar ndaj video-montazheve të shpërndarë nga kryeministri Rama.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i fushatës së PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Andi Mustafaj, përcolli mesazhin e strategut të fushatës së opozitës, Chris LaCivita, i cili e quajti videon e publikuar një falsifikim të qëllimshëm, të fabrikuar nga “fake-u Edi Rama”.
LaCivita thekson se kjo përpjekje për të shmangur debatin mbi 12 vitet e dështimeve ekonomike të qeverisë Rama është dëshmi e dëshpërimit të mazhorancës
. Ai nënvizon se shqiptarët nuk kërkojnë imitime apo lojëra fjalësh, por zgjidhje reale për sfidat ekonomike, të cilat, sipas tij, vetëm opozita e udhëhequr nga Berisha është në gjendje t’i ofrojë.
Deklarata e zëdhënësit të fushatës së PD, Andi Mustafaj:
Jam këtu para jush si zëdhënësi i fushatës së ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për t’ju komunikuar reagimin e strategut të fushatës së PD, Chris LaCivita, mbi montazhin e videove dhe fotove që ka bërë kryeministri Edi Rama, ku e krahasojnë atë me deputetin, Vullnet Sina.
Z. LaCivita deklaron se:
Video është fake-është fabrikuar nga fake-u Edi Rama.
Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat.
Unë jam, të paktën më i zgjuar, se ky që mbështet Edi Ramën, një KM dështak dhe bandit. Familjet shqiptare kërkojnë zgjidhje reale për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.
Kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitetin për të bërë këtë: për të zgjidhur problemet ekonomike të shqiptarëve.