Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve

Editor by Editor
April 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, ka angazhuar një sërë televizionesh për të ushtruar sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të GJKKO-së.

Ai ka bërë një fushatë mediatike nga burgu ku kërkon që të shfaqen lajmet e tij, por edhe sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Përgjimet e bëra në burgun e Durrësit e vërtetojnë këtë. Në këto materiale të siguruara nga CNA, tregohet se si Veliaj ka kërkuar që të transmetohen intervistat e tij me pyetje dhe përgjigje të hartuara nga vetë ai në ekranet e televizioneve si “Top Channel”, “Report TV” apo “Euronews”.

“TOP CHANNEL”

Veliaj i harton vetë pyetjet dhe përgjigjet për në emisionin e Grida Dumës. Madje kërkon që të mos e përqeshin se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.

PËRGJIMET

“Në orën 18:36, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbri i kërkon Erionit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që të mos vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të ‘pyetje-përgjigje’ Arbri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë. Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për tek emisioni që do të shfaqet sot, dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio. Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se çfarë kishte ndodhur me ‘Top Channel’ që nuk ka dalë artikulli për të. Arbri i thotë se ka qenë neglizhencë. Erion Veliaj i shprehet se: “Po lihet njëherë porosia dhe nuk shkelet”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj

“REPORT TV”

E njëjta skemë është përdorur edhe për intervistën në “Report TV”, të cilën madje e quante superintervistë dhe kërkonte që të shpërndahej kjo intervistë edhe te gazeta “Dita” edhe te “Tema”.

PËRGJIMET

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbrin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe 77 po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistën). Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e “Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një superintervistë te “Report TV”, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do ta publikojnë dy-tri gazeta, edhe “Tema” ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin. Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do të thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te “Report TV” dhe i kërkon ta lidhë me “Temën” dhe “Ditën” (gazeta), që t’i japin vëmendje, pasi “Shqiptarja” do ta bëjë patjetër. Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te gazeta “Dita”, “Tema” dhe “Shqiptarja”, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe amerikanët (avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”. Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbri i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te “Top”-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informativ me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi, ‘three days to freedom’”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat”. Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, së cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është ‘vital’. Këto katër ditë janë vendimtare”.

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj

“EURONEWS”

E njëjta skemë është përdorur rrjedhimisht edhe tek “Euronews”.

PËRGJIMET

“Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet në intervistë tek “Euronews”, dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare, pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë. Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te “Report TV” apo te “Top”-i”/ CNA

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj

Previous Post

Premtime me lopatë! Historiku i “mashtrimeve” në kohë fushate

Next Post

Plas sherr masiv pas përplasjes së makinave, 4 të arrestuar dhe një në kërkim në Durrës

Next Post
Plas sherr masiv pas përplasjes së makinave, 4 të arrestuar dhe një në kërkim në Durrës

Plas sherr masiv pas përplasjes së makinave, 4 të arrestuar dhe një në kërkim në Durrës

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al