Monday, May 19, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skema “5B” e Belinda Ballukut, si janë “kapur” doganat nga krimi dhe korrupsioni

Editor by Editor
April 2, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Skema “5B” e Belinda Ballukut, si janë “kapur” doganat nga krimi dhe korrupsioni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin e sotëm “Plug” vijoi investigimie i rrjetës thithëse të parave publike nga “5B-të” e Belinda Ballukut.

Të cilat veç detyrës së ngarkuar nga partia, detyrojnë edhe vartësit, për të bërë gjithçka për të bllokuar denoncimet për ta.

Një prej rasteve me flagrante, është angazhimi për të sulmuar emisionin PLUG, për investigimin e kryer mbi Drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj. Për angazhimin e jashtligjshëm, të aparatit të administratës vjen në ndihmë, zv. Drejtoresha e Doganava Monika Dushku. Kjo e fundit, më shumë se sa e shqetësuar për Et’hemajn, duket se ka një hall edhe më të madh. Ajo si dhe familja e saj, janë të përfshirë në skemat korruptive të “5B”, siç çdo drejtor i Belinda Ballukut.

Pak ditë më parë, në redaksinë e emisionit PLUG mbërrin një denoncim që lidhet me emisionin që sapo ndoqët. Një punonjës dogane – që për arsye sigurie do të mbetet anonim – tregon se ka marrë urdhër nga Monika Dushku për të reaguar dhe bërë ‘report’ në rrjetet sociale, këtë puntatë të emisionit Plug.

Kjo do të shërbente për stafin e PLUG si një indicie për të kuptuar kush është ky personazh që urdhëron punonjës të doganave për të bërë këtë shërbim kundër fjalës së lirë dhe medias, për sa kohë nuk është as detyrë funksionale, e zyrtarëve që urdhëroheshin. Nga verifikimet, rezultoi se Monika Dushku që u kërkon zyrtarëve të doganave të raportojnë dhe sulmojnë publikisht median që denoncon lidhjet korruptive, nuk është as më pak e as më shumë por numri 2, i doganave shqiptare.

Monika Dushku, sipas CV-së së publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, mban detyrën e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm që nga viti 2019. Ky post është kyç pasi ajo ka mundësi të përzgjedhë të gjitha burimet njerëzore të Doganave, ose siç quhen, “doganierët”, që sot i urdhëron me mesazhe për të kryer edhe punë të tjera, për ndjesitë apo raportet e errëta, pa lidhje me detyrën për të cilën merr pagën nga taksapaguesit shqiptarë.

Por historia e Monikës duket se nuk ka vetëm një lidhje me administratën, apo të shërbyerit në këtë funksion prej aftësisë së saj. Ajo ka një lidhje të fortë me Partinë Socialiste dhe rezulton të jetë tezja e Olta Xhaçkës, deputetes socialiste të preferuar nga Edi Rama, për mandatin e të cilës sfidoi kompetencat e parlamentit, e madje krijoi një përplasje të rëndë kushtetuese, duke asgjesuar edhe kompetencat e saj. Madje fuqia e Olta Xhaçkës në vendimarrjen e qeverisë dhe Edi Ramës, u faktuar edhe më marrjen e statusit të investitorit strategjik, nga bashkëshorti i saj Artan Gaçi. Kjo lidhje u dëshmua aq e fortë, saqë edhe kur drejtësia gjeti zhvatje toke publike e falsifikime, burgosi çdo zyrtar periferik, por asnjëherë nuk veproi mbi pronën e ish-ministres së Jashmte, bashkëshorti i së cilës ishte përfituesi fundor nga ky krim.

Lidhja familjare me Olta Xhaçkën, duket se është vetëm një nga linjat e sigurisë së saj politike. Monika Dushku ka lidhje edhe më të forta me pushtetin përmes vajzës së saj, Sindi Dushku. Sindi, një emër krejtësisht i panjohur për publikun, ka nisur karrierën si këshilltare e ministres Belinda Balluku dhe më pas, në vitin 2021, është emëruar drejtoreshë kabineti.

 

Kjo lidhje e ngushtë me administratën publike dhe pushtetin ka ngritur shqetësime, pasi duket se të gjithë anëtarët e familjes Dushku janë të pozicionuar në detyra të rëndësishme, duke u përfshirë në administratën shtetërore dhe biznese. E në këto kushte, duket se mamaja bëhet shumë e ndjeshme, kur Emisioni plug u tregon qytetarëve fakte dhe afera ku rezulton e përfshirë shefja e vajzës së saj. Madje lidhjet janë aq të forta, saqë vajza e Moniak Dushkut është fotografuar me Belinda Ballukun teksa kjo e fundit bënte shoping në Athinë me Arbër Avramin, djalin e Vladimir Avramit.

 

Në fakt, Monika Dushku nuk është vetëm një zyrtare e lartë e Doganave, por ka një tjetër lidhje shumë interesante. Vajza e saj, Jona Dushku, është një emër që ka tërhequr vëmendjen. Pas përfundimit të studimeve, Jona dhe partneri i saj, Andi Muhametaj, të dy vetëm 25 vjeçarë, themelojnë kompaninë Star Spedition në janar të vitit 2015, një kompani që operon në fushën e agjencive doganore dhe transportit të mallrave. Andi Muhametaj do të zotërojë 90% dhe Jona Dushku 10% të aksioneve.

 

Dhe këtu fillon të shihet një lidhje e ngushtë me administratën doganore. Një agjenci e sapo krijuar, nga dy të rinj pa asnjë eksperiencë në këtë sektor, në një kohë rekord, hapin 5 degë të agjencisë në disa nga pikat doganore më të rëndësishme të Shqipërisë, si Shkodra, Vora, Durrësi, Vlora dhe Rinas.

 

Për çudi, një agjenci e sapo krijuar arrin të hapë kaq shumë degë, dhe kjo është vetëm një nga pyetjet që na vijnë në mendje. Çfarë qëndron pas kësaj shpejtësie në zgjerim? Doganat në atë periudhë drejtoheshin nga Elisa Spiropali, një mikeshë e ngushtë e Olta Xhaçkës. Dhe dyshimi i fortë që ngrihet në këtë rast, është, a kishte Elisa Spiropali trajtim preferencial për tezen e mikeshës së saj dhe vajzën 25 vjeçare?

Në prill të vitit 2015, Jona Dushku vendos të dhurojë 10% të aksioneve të saj për dy individë, Bledar Taraj dhe Edevaldo Topalli, duke u larguar përfundimisht nga pronësia e kësaj kompanie.

Vetëm 3 muaj pas kësaj, më 1 korrik 2015, Andi Muhametaj i dhuron 90% të aksioneve të tij Jona Dushkut, e cila vetëm 3 muaj më parë kishte deklaruar se do largohej nga shoqëria. Por transaksionet e aksioneve të kësaj kompanie nuk mbarojnë këtu. Disa muaj më pas, Jona Dushku dhuron aksionet e kompanisë për Kostandin Stojës, duke pasur kështu një strukturë të re aksionerësh. Tashmë pronarë të kësaj agjencie doganore janë Kostandin Stoja 80%, Jona Dushku 10%, Edevaldo Topalli 5% dhe Bledar Taraj 5%.

– (për tranzit dhe borxh doganor) 500.000 euro.

Dokumentacioni për përmbushjen e kushteve që duhet të depozitohet për licencim përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Më pas kjo VKM ndryshohet dhe sot kriteret për të regjistruar një Agjenci Doganore janë më të lehtësuara por gjithmonë duhet të paraqitet një garanci e cila është në vlerën 10.000.000 lekë për garanci bankare dhe 40.000.000 për garanci nga kompanitë e sigurimit. Pra që të kuptohet më qartë fillimisht do duhet që të licensohesh si Agjent Doganor duke kaluar dhe një testim e deri këtu kushërira e Olta Xhackës sigurisht që do miratohej nga Elisa Spiropali. Më pas agjentët mund të bashkohen për tu regjistruar si Agjenci Doganore. POR do duhet të depozitonin një garanci në vlerën 500.000 euro. Ku i gjetën këto para Andi Muhametaj dhe Jona Dushku të dy 25 vjeçar në momentin e regjistrimit të kompanisë? Kjo është një pikëpyetje, që duhet të shqetësojë më së shumti institucionet e drejtësisë e SPAK, për të mos lejuar abuzime në një prej sektorëve që vënë në rrezik edhe sigurinë kombëtare.

Kompanitë e fëmijëve të Monika Dushkut dhe lidhjet me ‘nëntokën’

Sipas Aktit të Themelimit aksioner në këtë kompani janë shtetasit Kevin Bilali 33.4 %, Jona Dushku 33.3 % dhe Eneo Kasa 33.3 %. Kjo kompani ka të njëjtin objekt aktiviteti si kompania e parë por ndryshon vetëm adresa. Për asnjë nga këto kompani nuk ka të dhëna pasi ELITE FINANCE & CONSULTING nuk ka depozituar bilancin e vitit 2023 në QKB.

Por të rikthehemi dhe njëherë të shtetasi Kevin Bilali. Sa faktuam më lartë ky shtetas ishte i dypunësuar, roje pranë kompanisë Lura Security dhe menaxher pranë kompanisë Rajan 2007.

Sipas të dhënave në QKB, Rajan 2007 është kompani e themeluar nga shtetasit Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi dhe ka si objekt veprimtarie, tregëtimin e naftës. Në shkurt të vitit 2020 OFL deklaroi se i kishte dërguar kërkesën shtetasit Lulzim Berisha për të deklaruar burimin e të ardhurave të pasurisë së tij.

 

Në nëtor të vitit 2020 gjykatat vendosin t’i rikthejnë pasurinë dhe aksionet e kompanisë Rajan 2007. Në dhjetor të vitit 2020 Lulzim Berisha vendos të shes aksionet e kompanisë te shtetasi Kevin Bilali në vlerën 1.4 milion lekë ose 14.000 euro. Një transaksion ky pa asnjë llogjikë ekonomike pasi kjo kompani kishte realizuar deri në atë moment rreth 180.000 euro fitim. Më pas si antëtare e këshillit administrative të kompanisë emërohet dhe nëna e Kevin Bilalit, Aida Bilali.

 

Pra besoj ishim të qartë nga sa ju treguam, por ju ngritëm edhe disa pikëpyetje që nuk ua sqarojmë dot ne, pooor organet e drejtësisë. A janë kapur doganat nga një rrjet mes krimit- korrupsionit dhe Politikes? A po bën biznes motra e drejtoreshës së Belinda Ballukut, dhe vajza e zv. drejtoreshës së Doganës me prestanome, pas të cilëve fshihen personazhe të fortë të botës së krimit? A po zbatohet për këto zgjedhje i njëjti skenar siç në 2021, ku OFL u përdor për t’i bërë presion bandave që të grumbullonin vota për Partinë Socialiste? Këto pikëpyetje marrin përgjigje, vetëm nga Task Forca pranë SPAK, që shpresojmë se mund të zgjohet nga gjumi!/ Emisioni “PLUG”

 

 

Tags: artan gaceBelinda Ballukudoganadrejtoresha e doganaveDrejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemajkorrupsionlulzim berishamonika dukshkuolta xhaxhkatiranevjedhje
Previous Post

Tenderat pa ‘vlerë’ me flamur të kuq të INSIG / Me paratë e “grabitura” nga shqiptarët ndihmoi Parashqevi Simakun

Next Post

Shuhet në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Next Post
Shuhet në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Shuhet në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Blerina Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

May 19, 2025
Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin

Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim Berishën dhe Malltezin

May 19, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al