Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Nga Neritan Vladi/ 1 prilli, Meta si urë lidhëse Rama-Berisha dhe korrupsioni i 34-vjeçar si alternativë e 11 Majit

Editor by Editor
in KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

1 prilli, Meta si urë lidhëse Rama-Berisha dhe korrupsioni i 34-vjeçar si alternativë e 11 Maji

Nga Neritan Vladi

Situata në të cilën gjendet sot politika shqiptare është në pikën më të zezë të mundshme. Në fushë luajnë tre lojtarë, të ashtëquajtur tashmë si Trekëndëshi i Bermundës të cilët përmes rregullave të padrejta të përkthyera deri në ligj siç është Kodi Zgjedhor, kërkojnë të uzurpojnë çdo hapësirë për të rinj dhe forca të reja politike. E kanë bërë këtë gjë nga viti 1991 deri më sot, duke qenë mashtrues në sytë e qytetarëve shqiptarë, duke mos mbajtur premtimet dhe dita e sotme 1 prilli, e njohur si dita e rrenave (gënjeshtrave) është e zakonshme për ta si çdo ditë të vitit kalendarik. Aktiviteti politik i Ramës, Berishës dhe Metës ka qenë krejt i gënjeshtërt sa i përket interesit qytetar, por jo mundësive të tyre për të përfituar në kurriz të tyre.

Bashkëpunimi mes Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës ka qenë dhe mbetet solid me një qëllim: Mbajtjen e kontrollit në politikë e ndarje të pushtetit mes vetes duke patur tashmë si garant të përbashkët edhe oligarkët. Tallja mes kësaj tresheje politikanësh, xhaketash të vjetra ka qenë prej rënies së diktaturës dhe është thelluar nga viti në vit, nga mandati në mandat, teksa nuk ka patur kurrë ide dhe platforma qeverisjeje, por thjesht pazar në tavolinë mes këtyre tre aktorëve.

Më konkretisht, Berisha me Ramën kanë një bashkëpunim të hershëm mes tyre që nga i ashtëquajturi sherr në themelimin e PD dhe takimet e tyre të fshehta në atë periudhë, tek mos ushtrimi i asnjë kontrolli për 12 vite në Bashkinë e Tiranës, fërkimi i shpatullave pas tragjedisë së Gërdecit, deri tek blindimi i pazarit me marrëveshjen e 2008-ës e cila vazhdon të jetë ende në fuqi. Një emër i tretë ka shërbyer si urë lidhëse, ose më saktë si garanci për vazhdimin e pazarit që asnjëri nga aktorët të mos dalë jashtë shinash. Ai është Ilir Meta.

Kryetari i PL sot në masën “Arrest me burg” nën akuzën e korrupsionit ka qenë në shërbim të Ramës dhe Berishës në mënyrë sistematike në akordancë të plotë mes tyre. Fillimisht Meta i shërbeu Ramës për të rrëzuar Fatos Nanon nga pushteti në vitin 2005 ku më pas Rama do të merrte kontrollin e plotë të PS.

Më tej ishte radha e përdorimit të Metës nga Sali Berisha në vitin 2009. Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfshihej në qeverisje në mandatin e dytë të PD nga ku e gjithë qeverisja do të degradonte në korrupsion, fenomen që do të përhapej në çdo qelizë të administratës shtetërore duke infektuar dhe segmente të administratës së emëruar ndër radhët e demokratëve. Aq shumë degradoi situata saqë Ilir Meta u kap me video (zë dhe figurë) nga bashkëpunëtori i tij Dritan Prifti, por me të padrejtë ai u mbrojt në kurriz jo vetëm të demokratëve, por dhe të shqiptarëve.

Kur gjithçka degjeneroi në këtë pikë, në vitin 2013 Sali Berisha e kuptoi që do të ndëshkohej rëndë nga shqiptarët ndaj autorizoi largimin e Ilir Metës drejt Edi Ramës. Pas darkës së ngjalave në Durrës, më 1 prill 2013 në Shkodër, do të vinte radha që Ilir Meta të përdorej nga Rama ku do të firmosej marrëveshja për aleancë PS-LSI, e njohur ndryshe si Aleanca e Qelbësirave. Zgjedhjet e 2013 do t’i jepnin PD një rezultat katastrofik, LSI u fry nga votat e demokratëve të cilëve iu kishte shkelur syrin Sali Berisha. Të ndershmit ndër radhët e demokratëve u flakën në rrugë si armiq të pazarit Berisha-Meta-Rama. E kështu Ilir Meta më të tijët do të merrnin gjysmën e kabinetit “Rama” ai vet postin e kryetarit të Kuvendit, e demokratët dergjeshin gjyqeve, rrugëve e një pjesë ia mbathën në emigracion. Në kohë vështirësish, teksa demokratët ishin në çadër poshtë zyrës së Ramës, Ilir Meta me kartonat e PS zgjidhet President i Republikës. Edhe në atë pozicion Meta kur gjasme iu desh që në mënyrë hipokrite të bënte sikur mbronte opozitën, nuk bëri gjë tjetër veçse e përplasi me ndërkombëtarët. E kur i mbaroi mandati si Kreu i Shtetit, Meta kujtohet se është opozitar. Aty ishte Berisha që e merr e bën aleat, e përdor kundër demokratëve sikurse ka ndodhur duke përdorur logon e LSI dhe orientuar mbështetësit demokratët ta votojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit dhe ato të 14 majit dhe sot e merr dhe fut në lista të sigurta 4 përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Por, kur sot është radha e marrjes me qera, ose përdorjes nga Berisha të Metës, kuotat i kanë rënë në zero. Ai dhe Partia e Lirisë nuk vlejnë më, por kjo nuk do ta ndalojë Berishën ta shpërblejë me votat e demokratëve. Për sa konstatuam më lart, na duhet të themi që këta politikanë nuk janë gjë tjetër veçse mashtrues ndaj mbështetësve dhe shqiptarëve. Në këtë ditë sinjifikative për të iu themi: Gëzuar 1 prillin Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Për ju është çdo ditë e gënjeshtërt!

Tags: metaNeritan Vladi
Previous Post

Lapaj padit në SPAK për shpifje Agron Shehajn

Next Post

Çfarë i ndodhi Jozit gjatë natës? Tmerrohen banorët, pamjet bëhen virale. Rikthehet xhindi (Video)

Next Post
Çfarë i ndodhi Jozit gjatë natës? Tmerrohen banorët, pamjet bëhen virale. Rikthehet xhindi (Video)

Çfarë i ndodhi Jozit gjatë natës? Tmerrohen banorët, pamjet bëhen virale. Rikthehet xhindi (Video)

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

October 22, 2026
Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

Moti për ditën e sotme/ Reshje që në orët e para, ja zonat më të prekura

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al