Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok, cenonte lirinë e shprehjes dhe bie ndesh me Kushtetutën.

“Ne e konsiderojmë këtë veprim të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe kemi nisur tashmë punën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, tha Myzyraj. “Çdo veprim që cenon lirinë e shprehjes do të sfidohet nga ne në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shtoi ai.

Me kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP), kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend, pritet të bllokojnë të enjten qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

Ky bllokim ndjek vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

TikTok është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një postim në rrjetin social ‘X’ që vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok është marrë nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues.

“Ky është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues, dhe e dyta është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruan Rama.

Shifrat e ofruara nga kryesministri nuk mund  të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi takimet e tij nuk janë mbajtur në prani të medias. Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë.

Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e qendrës SCiDEV i tha BIRN se ky është një precedent që cënon të drejtat themelore të njeriut.

“Ne na shqetëson precedenti që krijohet me mbylljen totale të Tik Tok, pra një precedent i “internet shutdown” duke cenuar kështu të drejtat themelore të qytetarëve siç është liria e shprehjes”, u shpreh Bino.

“Nën justifikimin e sigurisë për fëmijët qeveria me të njëjtën mënyrë mund të mbyllë nesër platforma të tjera, media apo internetin vetë, sepse shkaktojnë ‘dëm’”, shtoi ajo.

Drejtuesja e SCiDEV shtoi më tej se marrja e një dakordësie nga prindërit në kushte emocionale të ngarkuar nga një tragjedi, nuk është proces i rregullt i konsultimit dhe nuk mund të shërbejë si justifikim për mbylljen totale të platformës.

“Nuk ka asnjë raport publik të këtij konsultimi të pretenduar veç daljeve mediatike të Kryeministrit dhe Ministres përkatëse në shkolla”, tha Bino, teksa theksoi se të gjithë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, por ka masa proporcionale të tjera që mund të merren.

“Shqipëria ndodhet dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe mbyllja e një platforme që është shndërruar në një medium të rëndësishëm për zërat e rinj në politikë dhe jo vetëm, ngre shqetësime të tjera për qëllimin pas saj”, theksoi Bino.

Edhe kreu i AGSH-së Isa Myzyraj tha se ky vendim është praktikisht një precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

“Kjo tregon qartë se institucionet tona janë autokrate dhe nuk reflektojnë pavarësisht se dhjetra organizata vendase dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për mbylljen e Tik Tok”, tha ai.

“Jemi të shokuar që qeveria nuk ka bërë asnjë reflektim dhe asnjë hap pas në lidhje me këtë situatë”, përfundoi Myzyraj./ BIRN

Previous Post

I arrestuari i jep fund jetës në Bllokun e Sigurisë në Tiranë

Next Post

Basha fut në listë anëtaren e PD Fier. Denoncon demokratja: S’kam plotësuar formular

Next Post
Basha fut në listë anëtaren e PD Fier. Denoncon demokratja: S’kam plotësuar formular

Basha fut në listë anëtaren e PD Fier. Denoncon demokratja: S’kam plotësuar formular

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

October 21, 2026
A mund të sjellë ndryshim protesta e studentëve në Shqipëri

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al