Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Xhevdet Troplinin, të njohur si “Poja”, se kanë vizituar në qeli kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sipas Berishës, Manja ka vizituar Veliajn dhe ka përcaktuar një trajtim të ndryshëm për të, duke vendosur një standard të privilegjuar në kundërshtim me ligjin.
Ai shtoi se, sipas burimeve të tij, një vizitë tjetër ka ndodhur më parë në qelinë e Erion Veliajt, ku Xhevdet Troplini ka dhënë udhëzime të qarta për heshtje.

“Poja i ka diktuar kodin njëlloj si në takimet e tjera me të burgosur. I ka thënë: një, dy, tre, mos fol dhe nesër ai falënderon Edi Ramën. Kjo është një histori mafioze,” deklaroi Berisha.
Po kush është Xhevdet Troplini, i njohur si Poja i Durrësit që përmend Berisha ?
Xhevdet Troplini është një personazh tepër i njohur në Durrës. Ai ka mbajtur një rol dytësor sa i përket prezencës në publik, ndërkohë që të gjithë ia njohin “peshën” në Durrës, por edhe Tiranë. Nga të paktat foto të tijat në publik është ajo e disa viteve më parë, kur Meta si President vizitonte biznesin e tij. Në foto duket edhe Ergys Agasi, i akuzuar shpesh në publik si “korrieri” i Pojës.

“Poja” i Durrësit, siç njihet ndryshe, ishte objekt i OFL dy vite më parë gjatë aksionit të famshëm pasi dyshohej se e kishte vendosur pasurinë përmes veprimtarive të paligjshme. Ai është arrestuar në vitin 2006 për trafik droge, ndërsa ka në pronësi disa biznese, përfshi pularinë “Ovvital” .

Një vit më parë, SPAK kapi në banesën e tij 3 milion euro CASH, foto të cilat bën xhiron e rrjetit pasi bëhej fjalë për një “kullë” më para.
Familja Troplini deklaroi se ato para ishin nga aktiviteti i pularisë, ndërsa u krye kontroll edhe në shtëpinë e Ervis Doçit, nipit të Xhevdet Troplinit. Ervis Doçi njihet ndryshe edhe si “Visi i Pojes”. /korrieri