Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK merr nën hetim Ogerta Manastirliun dhe Janis Karathano për koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, KLSH e denoncoi si korruptiv

Editor by Editor
February 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK merr nën hetim Ogerta Manastirliun dhe Janis Karathano për koncensionin 130 milionë euro të laboratorëve, KLSH e denoncoi si korruptiv
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitit 2020, laboratorët mjekësore pranë spitaleve universitarë, rajonalë dhe lokalë, janë dhënë me koncesion për 10 vite. Një konsorcium firmash me seli në Shqipëri, Holandë dhe Francë janë shpallur fitues, teksa emri i firmës koncesionare është “Laboratory Networks”. Kostoja totale që do të marrin këto firma nga shteti është plot 130 milionë euro, teksa në marrëveshje parashikohet se pavarësisht se shërbimi i është dhënë privatit, spitalet duhet të ndihmojnë firmën. (Përfitues në letra i koncensionit është Janis Karathano, ndërsa Ogerta Manastirliu ka firmosur si përfaqësuese e shtetit).

Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka bërë disa raporte, duke gjetur shkelje të shumta. KLSH ka konkluduar se “koncesioni s’duhet të ishte dhënë”. Raporti ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, e cila ka regjistruar procedimin penal me numër 18 në vitin 2022 me akuzën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Laboratorët mjekësore hetohen nga SPAK, koncesionari

Faksimile: SPAK ka lajmëruar se koncesioni i laboratorëve është nën hetim që nga viti 2022

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ky koncesion është nën hetim. “Në lidhje me koncensionin e ‘Ofrimi i shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake’, i fituar nga kompania ‘LABORATORY NETWORKS’, rezulton të jetë regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake” tha në vitin 2024 Prokuroria e Posaçme.

Por, deri në atë njoftim nuk janë ndërmarrë veprime të publikuara, si marrja nën hetim, të pandehur apo edhe masa sigurie. Nëse do të zbërthehet ai njoftim, do të thotë se “të gjithë personazhet janë nën hetim”. Që nga zyrtarët, e ulët, mesëm apo të lartë. I gjithë zinxhiri po hetohet, madje edhe vendosja e firmës nga titullari i Ministrisë së Shëndetësisë.

Nëse do të ndalemi te raporti i KLSH-së, aty thuhet se janë kallëzuar 7 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, ku po verifikohet edhe roli i ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tashmë ministre e Arsimit. Ata, anëtarët e komisionit dhe ministrja, kualifikuan fituesin, megjithëse s’e meritonte.

Laboratorët mjekësore hetohen nga SPAK, koncesionari

Faksimile: Spitalet rajonalë po lëngojnë për para’, por “detyrohen” të ndihmojnë koncesionarin me “urdhër nga lart”

Megjithëse koncesionari ka një hetim mbi kurriz dhe një raport të fortë të KLSH-së, ai vijon aktivitetin, duke u paguar vit pas viti. Madje të gjitha spitalet bëjnë herë pas here tendera për t’a “ndihmuar”.

I tillë është rasti i Spitalit Rajonal të Beratit, i cili ka hapur një tender në shërbim të laboratorëve. Drejtori Arben Konomi ka hapur procedurën me objekt “blerje materialesh konsumi laboratorik dhe alkool mjekësor”. Loti i parë është blerje kite, reagent dhe materiale konsumi laboratorik për Kuçovën. Loti i dytë është “blerje tubave/sistemeve të marrjes së gjakut (në zbatim të kontratës koncesionare të laboratorëve). Loti i tretë është për blerje materiale për marrjen e mostrave të anatomisë patologjike, sërish në zbatim të kontratës koncesionare të laboratorëve. Loti i katërt është blerje alkool mjekësor.

Fondi për të katërt lote është rreth 100 mijë euro, sëbashku e TVSH-në, teksa kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është 12 muaj nga lidhja e marrëveshjes kuadër.

Laboratorët mjekësore hetohen nga SPAK, koncesionari

Faksimile: Spitali i Beratit thotë se ka vepruar pas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë

Në dokumentet shoqëruese, Spitali Rajonal i Beratit thotë se po vepron në bazë të disa udhëzimeve. Sipas saj, ka vepruar bazuar në kontratën e koncesionarit të laboratorëve të datës 10 prill 2019, disa e-maile të vitit 2021 mbi zbatimin e kësaj kontrate apo edhe shtojca dhe sërish udhëzime në vitin 2025.

Spitali Rajonal i Beratit shkruan se ka marrë disa udhëzime edhe në janar 2025, dërguar në formë elektronike me datë 29 janar 2025 nga Ministria e Shëndetësisë “për lejimin e prokurimit për blerje kite, reagent dhe materiale konsumi laboratorik”.

Por, si mund të “detyrohen” këto spitale të ndihmojnë firmën koncesionare?! Nga njëra anë ato lëngojnë për fonde e nga ana tjetër duhet t’i shërbejnë firmës, e cila nga viti në vit del me fitime.

Laboratorët mjekësore hetohen nga SPAK, koncesionari

Faksimile: Disa muaj më parë firma koncesionare publikoi bilancet e vitit 2023 ku doli me një fitim prej 1.5 milionë eurosh

VoxNews analizoi bilancet e firmës koncesionare, e cila megjithëse “ndihmohet” nga spitalet rajonalë të varfër del vit për vit me fitime prej miliona eurosh. Në fund të vitit 2024, “LABORATORY NETWORKS” ka publikuar bilancet e vitit 2023.

Në këtë vit ka publikuar dokumentin e mësipërm ku shkruan se “vendosëm që fitimi i vitit fiskal 2023 për vlerën prej 151.038.412 lekë të mbahet pre rezerva të tjera”.

Laboratorët mjekësore hetohen nga SPAK, koncesionari

Faksimile: Bilancet e firmës koncesionare të viti 2022, ku doli me një fitim prej 1.2 milionë eurosh

Ndërkohë, e njëjta firmë ka publikuar edhe bilancet e vitit 2022. Rezulton se në atë vit firma ka nxjerrë një fitim prej 115 milionë lekësh, ose rreth 1.2 milionë eurosh.

“Aksionerët vendosën që fitimi i vitit 2022 për 115.706.987 lekë të mbahet për investime” thuhet në këtë dokument.

Laboratorët mjekësore hetohen nga SPAK, koncesionari

Faksimile: Bilanci i firmës LABOPHARMA, e cila ka 41.7% të koncesionit, deklaroi një fitim prej 3.3 milionë eurosh në vitin 2022

Ndërkohë, në qershor të vitit 2024, firma LABOPHARMA që ka 41.7% të koncesionit, ka publikuar bilancin e vitit 2023. Në dokumentin që verifikoi VoxNews rezulton se firma në këtë vit ka dalë me një fitim prej 3.3 milionë eurosh.

Një kompani që ka vënë “në rresht” shtetin, ku detyron Spitalet Universitarë, Rajonalë apo lokalë, t’a ndihmojnë del me fitime miliona eurosh. Madje, merr para “të thata”, teksa “urdhëron” edhe stafet e disa spitaleve të mos bëjnë më shumë analiza se “është arritur kuota”. Një paradoks i madh, por duket se “leja” është e vetë shtetarëve. / Vox News

 

 

 

 

 

Tags: Janis Karathanoklshkoncensionkorrupsionogerta manstirliuspakspitaltender
Previous Post

LaCivita nuk i ndahet kryeministrit: McGonigal mori ryshfet nga Rama. Ish e dashura e ish-zyrtarit të FBI-së: Të dënohet me burg përjetë

Next Post

Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane për skandal të rëndë

Next Post
Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane për skandal të rëndë

Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane për skandal të rëndë

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al