Elvis Halilaj u plagos me armë zjarri për shkak të detyrës së kushëririt të tij, kryetar i Bashkisë dhe PS në Kukës, Albert Halilaj.
Pas ngjarjes, drejtuesi politik i PS në Kukës, Eduart Shalsi ka komunikuar përmes një mesazhi, se Halilaj nuk mund të jetë edhe kryetar bashkie edhe partie, ndaj ka vendosur ta shkarkojë nga posti i kreut të PS në Kukës.
Shalsi ka njoftuar se do ta marrë vetë drejtimin e PS në Kukës deri më 11 maj.
“Pas disa bisedave me disa kryetarë njësish administrative që kanë marrë porosi të veçantë nga kryetari, z. Halili që të mbështesin akoma edhe me fort PS-në dhe mua personalisht, gjë për të cilën i shpreh mirënjohjen, ju bëj me dije se drejtimin e Partisë Socialiste në Kukës, do ta marr vetë deri në 11 maj. Vetëm në raste të jashtëzakonshme kryetari i bashkisë mund të jete edhe kryetar i partisë (në të gjithë Shqipërinë janë 1 ose 2 raste). Le të japim më të mirën dhe të vijojmë pa u lodhur përpjekjet tona për një rezultat që të na bëjë të gjithëve krenarë. Mbrëmje të qetë dhe mos harroni – diasporën!”, thuhet në mesazhin e Shalsi.