Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi: “Raiffeisen Bank” më tërhoqi lekë nga llogaria pa më njoftuar

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘Peshkaqeni’ i Albpetrolit Endri Puka me panele diellore e kartel kompanish. Gruaja ortake me kompaninë që Puka i dha puset e naftës. A po pastrojnë paratë e korrupsionit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetar ka denoncuar për Boldnews.al “Raiffeisen Bank” pasi, pa asnjë njoftim apo miratim si zotërues i llogarisë, ka ndërhyrë dhe i ka çuar në minus një shumë parash e cila i ishte depozituar në llogari si shpërblim.

Qytetari tregon se “më datë 26 Dhjetor, më vjen njoftimi nga app i “Raiffeisen Bank” se në llogari ka kaluar shpërblimi për muajin dhjetor dhe sigurisht që, kur nuk ke burime të tjera të ardhurash, mezi e pret. Kështu që shkova i tërhoqa.

Çfarë ndodh? Pas 2 orësh më telefonojnë nga financa e punës dhe më thonë “është kaluar gabim dhe duhet ti kthesh”. “Ok”, i them, “do vij dhe do flasim”.

Por punonjësja pa më pritur në takim, kontakton bankën dhe i thotë “pagë e kaluar gabim”, ndërkohë që nuk ishte pagë por shpërblim. Dhe banka pa asnjë njoftim, as me sms, as me telefon, as me e-mail, ndërhyn në llogari dhe e çon MINUS shumën që kisha tërhequr dhe pjesën që kisha lënë.”

Qytetari është konsultuar me një jurist i cili i ka shpjeguar se “një bankë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në llogarinë tuaj personale pa ju njoftuar më parë, përveçse në raste të caktuara të përcaktuara nga ligji ose marrëveshja që keni me bankën”.

Pra siç edhe shihet, “Raiffeisen Bank” nuk arrin të sigurojë klientët e tij se llogaria e tyre mund të jetë e sigurtë, pasi për atë shërbim paguhen, dhe ndërhyn sa herë tu teket.

Qytetari shprehet me të drejtë i revoltuar se banka është mirëmbajtëse e llogarisë për të cilën paguhet çdo muaj dhe nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në llogarinë e tij pa leje dhe pa njoftuar.

“Raiffeisen Bank” nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi ndaj klientit të tij për ndërhyrjen e pa miratuar në llogari edhe pse qytetari e ka kontaktuar prej muajit dhjetor, duke shkelur kështu edhe kontratën që kanë lidhur kur është hapur llogaria.

Denoncimi i plotë:

Më datë 26 Dhjetor, më vjen njoftimi nga app i “Raiffeisen Bank” se në llogari ka kaluar shpërblimi për muajin dhjetor (siç tregohet edhe në fotot bashkangjitur) dhe sigurisht që, kur nuk ke burime të tjera të ardhurash, mezi e pret. Kështu që shkova i tërhoqa.

Çfarë ndodh? Pas 2 orësh më telefonojnë nga financa e punës dhe më thonë “është kaluar gabim dhe duhet ti kthesh”. “Ok”, i them, “do vij dhe do flasim”.

Por punonjësja pa më pritur në takim, kontakton bankën dhe i thotë “pagë e kaluar gabim”, ndërkohë që nuk ishte pagë por shpërblim. Dhe banka pa asnjë njoftim, as me sms, as me telefon, as me e-mail, ndërhyn në llogari dhe e çon MINUS shumën që kisha tërhequr dhe pjesën që kisha lënë.

P.S për më tepër pas orarit zyrtar të punës.

Unë e kuptoj deri diku punën për gabimin, dhe çështja mund të zgjidhej mes nesh (edhe pse ishte gabim i tyre, jo i imi)! Por ndërhyrja e bankës direkt në llogari, që supozohet personale dhe për çdo lëvizje në të duhet të njoftohem, më duket ABSURDE! (edhe sipas juristëve që kam konsultuar)

Sepse nuk kam kredi në atë bankë, as overdraft dhe nuk ka as vendim gjykate dhe as përmbarimi. Edhe nëse do të kishte, llogaria do të bllokohej dhe nuk do të çohej MINUS.

Shpjegimi i juristëve:

“Një bankë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në llogarinë tuaj personale pa ju njoftuar më parë, përveçse në raste të caktuara të përcaktuara nga ligji ose marrëveshja që keni me bankën.

Ja disa raste kur kjo mund të ndodhë:

– Marrëveshje në kontratë: Nëse keni një marrëveshje kontraktuale që i lejon bankës të mbajë fonde nga llogaria juaj për pagesa, kredi apo detyrime të tjera financiare, banka mund të veprojë sipas kësaj marrëveshjeje.

– Urdhër i një gjykate: Nëse një autoritet ligjor urdhëron bllokimin ose tërheqjen e fondeve nga llogaria juaj (p.sh., për borxhe ose gjoba të papaguara), banka është e detyruar ta zbatojë atë.

– Mbajtja e komisioneve bankare: Banka mund të tërheqë tarifa ose komisione për shërbimet e ofruara, për sa kohë që kjo është e parashikuar në kontratë.

– Parandalimi i aktiviteteve të dyshimta: Në raste të veçanta, për të parandaluar pastrimin e parave ose aktivitete të paligjshme, banka mund të bllokojë përkohësisht fondet dhe t’ju njoftojë më pas”.

Asnjë prej rasteve të mësipërme nuk kanë lidhje me mua.

Kam që prej dhjetorit që i dërgoj e-mail bankës, edhe i kam telefonuar, për sqarime por asnjë përgjigje ende.

Për shkak të kësaj situate, kam anulluar pagesa të tjera që do duhej të më vinin në këtë llogari plus edhe problemet shëndetësore që më ka shkaktuar (ankth dhe shqetësim) pasi mu desh të bindja edhe familjarët që nga ana ime nuk ishte bërë asnjë veprim i padrejtë apo i fshehtë.

Edhe një herë! Çdokush që do të shihte në njoftim “Shpërblim dhjetori nga kompania”, do të tërhiqte shumën ndërsa nëse është bërë gabim nuk është aspak faji im. Dhe çdokush mban përgjegjësi për gabimet e tij.

Ndërsa marrëdhënien me punëdhënësin e rregulloja unë, jo banka! Kjo e fundit është mirëmbajtëse e llogarisë sime për të cilën paguhet çdo muaj dhe nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë pa lejen time, pa më njoftuar! Mbi të gjitha të heshtë sepse e ka kuptuar gabimin dhe nuk ka çfarë përgjigje të më japë!

FOTOT:

   

Tags: avokatbankedenoncimgjyqjuristaparaRaiffeisen Bank
Previous Post

Ndërpritet energjia elektrike në GJKKO gjatë seancës për Erion Veliajn

Next Post

Shtyhet seanca për Erion Veliajn

Next Post
Shtyhet seanca për Erion Veliajn

Shtyhet seanca për Erion Veliajn

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al