Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Peshkaqeni’ i Albpetrolit Endri Puka me panele diellore e kartel kompanish. Gruaja ortake me kompaninë që Puka i dha puset e naftës. A po pastrojnë paratë e korrupsionit?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘Peshkaqeni’ i Albpetrolit Endri Puka me panele diellore e kartel kompanish. Gruaja ortake me kompaninë që Puka i dha puset e naftës. A po pastrojnë paratë e korrupsionit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bazuar në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, investigime mediatike, evidenca dhe denoncime, Endri Puka vizatohet si një nga abuzuesit më të famshëm dhe të frikshëm në historinë e Albpetrolit, kompanisë shtetërore të naftës. Puka njihet si mëkëmbës i ish pashait të Jugut, Koço Kokëdhimën, i certifikuar nga Gjykata e Strasburgut si zhvatës i fondeve publike, duke përdorur mandatin e deputetit.

Aferat korruptive të Endri Pukës në krye të Albpetrol gjatë periudhës 2014-2018, me kompanitë private të naftës dhe me kosto dhjetëra milionë euro, janë denoncuar me evidenca dhe janë një sfidë për SPAK-un. Puka del edhe në disa dosje të SPAK, sidomos atë për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, ku dikton procedura dhe fitues të paracaktuar.

Puka, i propozuar në atë detyrë në Koço Kokëdhima, pasi më parë ka qenë drejtor në bizneset e ish-deputetit socialist, u shkarkua në vitin 2018. Kur u shkarkua kishte disa dosje penale nga Vlora në Tiranë, për afera në krye të Albpetrol, por që arriti t’i mbyllë, duke shpëtuar edhe nga fakti se nuk ishte ngritur ende SPAK-u.

Po çfarë bën sot Endri Puka?

Pas largimit nga Albpetrol Endri Puka ka krijuar një kartel kompanish ku qarkullon miliona euro. Puka është bashkëponar i kompanisë Delvina Solar, themeluar në dhjetor 2022, me administratore bashkëshorten e tij Ela Puka, me kapital 1 mijë lekë. Kompania ka si objekt

Projektimin, ndërtimin, instalimin, komisionimin, financimin, operimin, përmirësimin, dhe mirëmbajtjen e centraleve të prodhimit të energjise nga dielli dhe infrastruktures sherbyese, përfshire panelet fotovoltaike si dhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike që do lidhë centralet me rrjetin shqiptar të energjisë.

Kompaninë e paneleve diellore Puka e kontrollon përmes shoqërisë “AKSENT L&BC”, në të cilën është ortak me ish zëdhënësin e Albpetrol. Përmes kësaj kompanie besohet se kanë investuar në biznesin e energjisë miliona euro.

Puka është administrator edhr i kompanisë AKSENT L&BC si dhe ka 82.3 % të aksioneve. Përmes AKSENT L&BC, Puka kontrollon edhe kompaninë e internetit ROKiT Cities Albania, themeluar në vitin 2022.

Në vitin 2021, Endri Puka ka themeluar edhe kompaninë e maketingut dhe shërbimit të reklamave Yellow Rocket, bashkë me bashkëshorten Ela Puka dhe ish zëdhënësin e Albpetrol.

Puka vijon të jetë aksioner me Koço Kokëdhimën edhe në kompaninë e call centrave INTERCHANGE ANTEL, themeluar në vitin 2002.

Ndërkaq, bashkëshortja e tij Ela Puka është bashkëpronare e kompanisë së shitblerjes së pasurive të paluajtshme MONAD PARTNERS, themeluar në vitin 2020 me kapital 100 mijë lekë.

Aktiviteti intensiv në hapjen e kompanive dhe blerjen e pasurive të palujtashme konstatohet pasi Endri Puka është larguar si drejtor i Albpetrol.

A pastron Endri Puka me këto kompani paratë që mund të jenë produkt i aferave korruptive gjatë drejtimit të Albetrol?

Çfarë tregojnë librat e shitjes dhe blerjeve të këtyre kompanive?

I dyshimtë është fakti se bashkëshortja e Endri Pukës, Ela Puka, është aksionere me 20 % në kompaninë APSUS (M21730029U), themeluar në vitin 2022, me objekt veprimtarie investim me pjesëmarrje, blerje, shitje, në kuota, aksione dhe tituj të tjerë në shoqëritë tregtare.

Bashkërponare me 20 % të aksioneve në këtë kompani është edhe kompania Anio Oil & Gas, me pronar Alban Pezën.

Kompani Anio Oil & Gas ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar vendburimet e naftës në Ballsh-Hekal në vitin 2018, në mënyrë të paligjshme sipas një raporti të Kontrollit të Shtetit, ku shteti shqiptar ka humbur miliona euro. Letrat nga ana e Albetrolit për të kaluar puset e natës në duart e komanisë Anio Oil & Gas i ka bërë pikërisht Endri Puka.

Previous Post

VOA: Arrestimi i Veliajt, Rama ngre pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme

Next Post

Kompania telefonike ONE financonte Ajola Xoxën, 5 mijë euro!

Next Post
Kompania telefonike ONE financonte Ajola Xoxën, 5 mijë euro!

Kompania telefonike ONE financonte Ajola Xoxën, 5 mijë euro!

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Insistimi tek krimi, arsyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet

Insistimi tek krimi, arsyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet

September 7, 2026
27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it

27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al