Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë një vit më parë. Ky tregues ka arritur nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008.

Siç ndodh zakonisht, muaji dhjetor solli një rënie më të madhe krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Kjo ndodh sepse bankat bëjnë një pastrim të portofoleve nga kreditë e humbura para mbylljes së vitit financiar, por pjesërisht një ndikim mund të ketë dhënë edhe zgjerimi i ndjeshëm i portofolit total të kredisë, me 11 miliardë lekë më shumë krahasuar me nëntorin.

Pikërisht zmadhimi i portofolit total të kredisë ka patur një rol të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme vitin e kaluar.

Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 835.6 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.3%. Kjo është gjithashtu rritja më e lartë e portofolit të kredisë për ekonominë në 16 vitet e fundit.

Ekonomia shqiptare vitin e kaluar u karakterizua nga ritme relativisht të larta të rritjes, e mbështetur sidomos nga ecuria e mirë e sektorëve të lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.

Gjatë vitit të kaluar, raporti i kredive me probleme ka pësuar një rënie të lehtë edhe në vlerë absolute. Totali i kredive me probleme në fund të 2024 vlerësohet në afërsisht 34.8 miliardë lekë, nga rreth 35.3 miliardë lekë që kishte qenë një vit më pare. Në vlerë absolute, kreditë e këqija kanë rënë me afërsisht 0.5 miliardë lekë ose 1.4% krahasuar me një vit më parë.

Edhe vitit 2024 solli një vazhdimësi të tendencës disavjeçare rënëse të raportit të kredive me probleme, por megjithatë rritja e shpejtë e kredisë, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme ka ngjallur shqetësim te Banka e Shqipërisë. Vitin e kaluar, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme të idnvidiëve dhe bizneseve u rrit përkatësisht me 15.5% dhe 17.4%.

Të marra së bashku, këto portofole përbanë afërsisht gjysmën e vlerës totale të kredisë të dhënë nga sektori bankar vend.

Vitin e kaluar, Banka Qendrore vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Fillimisht, raporti i kërkuar i mjaftueshmërisë së kapitalit u rrit me 0.25% në muajin qershor, ndërsa në dhjetor Guvernatori Sejko vendosi një rritje të dytë, duke çuar shtesën kundërciklike në nivelin 0.5%./Monitor

Previous Post

VOA: Strategu i Trump e cilësoi Ramën kukull të Soros dhe Berishën mik i vjetër i SHBA-ve

Next Post

Chris LaCivita/ Rama shthur gojën: Patën një ditë m*strubimi

Next Post
Chris LaCivita/ Rama shthur gojën: Patën një ditë m*strubimi

Chris LaCivita/ Rama shthur gojën: Patën një ditë m*strubimi

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

October 22, 2026
SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al