Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VOA: Strategu i Trump e cilësoi Ramën kukull të Soros dhe Berishën mik i vjetër i SHBA-ve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
VOA: Strategu i Trump e cilësoi Ramën kukull të Soros dhe Berishën mik i vjetër i SHBA-ve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëdrejtuesi i fushatës së fundit zgjedhore të Presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita, do të marrë përsipër dhe fushatën e opozitës shqiptare për zgjedhjet politike të 11 majit.

Zoti LaCivita, u prezantua të hënën nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në prani dhe të drejtuesve dhe përfaqësuesve të partive të tjera opozitare.

“Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD, unë jam i sigurt se ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën. Dhe mbi të gjitha, programi aktual i PD dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë”, u shpreh zoti Berisha duke i mëshuar afërsisë së partisë së tij me Partinë Republikane.

Nga ana e tij, zoti LaCivita duke e cilësuar Kryeministrin shqiptar Edi Rama si një vegël të Xhorxh Sorosit u shpreh se “nuk mund të jesh edhe kukull e Soros-it dhe mik i SHBA-ve, kjo nuk është e mundur. Familja e Sorosit ka humbur ndikimin e vet në Uashington dhe në mbarë botën dhe Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA-së”.

Ai deklaroi se “ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me Presidentin Trump dhe me SHBA-të”.

Sipas tij “njësoj si populli amerikan edhe ai shqiptar, kërkon dhe ka nevojë për më shumë nga qeveria e vet. Këto rrethana të ngjashme, janë ato që na bashkuan, na sollën sot ne këtu, se ne e dimë që Berisha mund të fitojë”.

Zoti LaCivita, hoqi paralele mes situatës që i parapriu zgjedhjes së Presidentit Trump dhe asaj në të cilën gjendet opozita në Shqipëri. “Berisha njësoj si Donald Trump-i dhe si shumë anëtarë të opozitës, në mënyrë të padrejtë janë ndjekur penalisht dhe janë persekutuar nga një qeveri e cila nuk respekton demokracinë. Aleatët e tij dhe udhëheqësit e opozitës, po futen në burg, po mbahen në arrest shtëpie dhe po frikësohen. Ne jemi këtu për të ndihmuar që ti japim fund kësaj”, deklaroi ai./ VOA/

Previous Post

Berisha nxjerr mesazhin: Balluku e Kumbaro “festë me shampanjë” për arrestin e Veliajt

Next Post

Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024

Next Post
Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024

Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve: Mos iu nënshtroni presioneve politike

October 22, 2026
SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al