Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafiku i mbetjeve / Prokurorja Mediana Meta dhe OPGJ Gëzim Gashi pazar me dosjen e Kurum, çështjen e merr Suela Beluli

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Trafiku i mbetjeve / Prokurorja Mediana Meta dhe OPGJ Gëzim Gashi pazar me dosjen e Kurum, çështjen e merr Suela Beluli
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në media janë ekspozuar dhe publikuar një sagë me prova dhe fakte për aktivitetin kriminal të kompanisë Kurum. Është dokumentuar se si kompania Kurum ka marrë në mënyrë kontrabandë mijë ton solar, duke e përdorur në fabrikën e hekurit.

Është dokumentuar trafikimi i 800 tonë mbetje toksike nga Kurum, përmes 100 kontenjerëve, të cilët pas zbulimit janë kthyer në Portin e Durrësit. Është dokumentuar se Kurum ka sjellë nga Serbia në Shqipëri kontrabandë armatimet skrap të mbetuara nga lufta kundër Kosovës, të cilat i ka shkrirë në Elbasan. Është dokumentuar që Kurum në Shqipëri, në funksion të kompanisë mëmë në Turqi, është bërë pjesë e mashtrimit të 33 bankave në Turqi, Shqipëri dhe Angli. Është dokumentuar vjedhja nga Kurum i dhjetëra milionë euro përmes evazionit fiskal, mashtrimit me TVSH dhe shmangia e detyrimeve tatimore.

Është dokumentuar krimi i Kurumit ndaj shëndetit të popullatës, duke hequr filtrat e ajërit dhe mashtrimit me investimet për filtrimin e tymit që del nga përpunimi i skrapit.
Është provuar me pamje filmike krimi mjedisor nga Kurum, duke derdhur mbetjet drejtpërsëdrejti në lumin Shkumbin. Është dokumentuar falimentimi dhe shitja për skrap i fabrikës së Oksigjenit në Elbasan, vjedhja me 4 hidrocentralet që i fali Sali Berisha, abuzimi me koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit, dosje e sekuestruar nga SPAK, është provuar shkelja e rregullave në punë me pasojë vdekjen dhe gjymtimin e punëtorëve etj. Kurum është një organizatë e mirfilltë kriminale.

Prokuroria ka hapur një procedim penal për rolin e Kurum në trafikimin e mbjetjeve të rrezikshme me qëllim fitimi. Në gusht të vitit 2024, Prokuroria e Durrësit zbarkoi pranë zyrave të kompanisë Kurum në Elbasan dhe sekuestroi dokumentacion që besohet ka lidhje me çështjen e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

Çfarë ka ndodhur? Në vend që dosja të referohej në SPAK pasi kemi të bëjmë me një organizatë kriminale ose të ndalohej kupola drejtuese e Kurum dhe kompanisë Sokolaj, prokurorja e çështjes dyshohet se ka hyrë në pazare me Kurum, kompani e cila ka korruptuar prej vitesh politikanë, media, gjyqtarë dhe prokurorë. Prokurorja e çështjes
Mediana Meta dhe OPGJ Gëzim Gashi dyshohet se kanë devijuar dhe zvarritur hetimet, me qëllim për të favorizuar dhe lehtësuar pozitat e kupolës së kompanisê Kurum. Ka dyshime të forta se Kurum, përmes sekserëve, ka hedhur qindra mijëra euro për të devijuar dhe diktuar hetimet, me qëllim mbylljen e dosjes.

Prapaskena mëson se për shkak të interesit të lartë mediatik, presionit publik dhe sensitivitetit të çështjes, dosjen e ka marrë në dorë kryeprokurorja e Durrësit, Suela Beluli. Zonja Beluli njihet si një prokurore me integritet, të cilës KLP i ka besuar edhe drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Mbetet për t’u parë nëse zonja Beluli do të ngrihet në lartësinë e detyrës së saj dhe do të respektojë ligjin në raport me faktet flagrante për veprimtarinë kriminale të Kurum.

Kompania turke ka një fuqi të frikshme dhe të provuar korruptuese. Kujtojmë mësnyrën se si ka mbyllur dosjet e skandaleve të rënda që nga gjymtymi i punëtorëve, vjedhjet me TVSH-në, mashtrimi me bilancet, trafiqet etj. Kurum ka hedhur qindra mijëra euro për të blerë edhe mediat, përmes sistemit bankar dhe cash. Sekseri kryesor i Kurum për blerjen e mediave, duke u dhënë para në këmbim të heshtjes për aktivitetin kriminal të Kurum, është Adrian Bunguri. Ftojmë Prokurorinë e Durrësit dhe SPAK të administrojë pagesat e Kurum për kompaninë TRIUM COMMUNICATIONS, me nipt L61627026E, si dhe pagesat e kësaj kompanie për mediat. /PRAPASKENA

Tags: KurumOPGJ Gëzim GashiProkuroria e DurrësitProkurorja Mediana Meta
Previous Post

“Jemi në sezon gripi”, Bino tregon se cilat kategori personash janë më të rrezikuar: Vaksina e domosdoshme

Next Post

Jala në duart e njerëzve të partisë, si përfitoi Alban Xhillari i Folie Marine mbi 200 000 metër katrorë tokë në perlën e bregdetit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al