Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nëna zv.drejtore e QSUT, Arbër Teqja vazhdon korrjen e tenderave në Shëndetësi

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nëna zv.drejtore e QSUT, Arbër Teqja vazhdon korrjen e tenderave në Shëndetësi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arbër Teqja ka vazhduar të përfitojë nga tenderët e pastrimit të spitaleve në Shqipëri, pavarësisht konflikteve të dukshme të interesit. Nëna e tij, Arjana Strakosha, është zëvendës drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), duke krijuar një situatë ku tenderët favorizojnë kompaninë e të birit, ‘Eco Riciklim sh.p.k’.

Tenderat e Maternitetit “Koço Gliozheni” dhe Spitalit Memorial Fier

Së fundmi, Arbër Teqja ka përfituar 194 milionë lekë për asgjësimin e mbetjeve në Maternitetin e Tiranës “Koço Gliozheni” dhe në Spitalin Memorial Fier.

Tenderi i parë, me objekt “Eliminimi i Mbetjeve të Rrezikshme Spitalore”, kishte një fond prej 20 milionë lekësh. Procedura është zhvilluar dhe firmosur nga drejtori Genci Hyska, me tenderin që u hap dhe u mbyll brenda një dite më 8 korrik 2024. Ofertën e vetme e dorëzoi firma ‘Eco Riciklim sh.p.k’ me vlerë 15 milionë lekë, duke konfirmuar mungesën e konkurrencës dhe duke ngritur dyshime për korrupsion.

Tenderi i dytë, me objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore”, i zhvilluar nga Spitali Memorial Fier, kishte një fond prej 170 milionë lekësh. Teqja e fitoi tenderin pasi Elvis Miri, konkurrenti kryesor, u arrestua për mashtrim me tenderët. Kjo ka ngritur dyshime të forta mbi procedurën dhe legjitimitetin e këtij tenderi.

Historiku i Skandaleve dhe Arrestimet

Arbër Teqja nuk është i panjohur për skandalet. Në vitin 2015, ai u arrestua për pjesëmarrje në një skemë mashtrimi dhe vjedhje të parave publike me receta fiktive në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Kompania e tij, ‘Eco Riciklim’, është raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për mashtrim me asgjësimin e mbetjeve spitalore dhe ka përfituar nga 51 tendera në sektorin e shëndetësisë, 5 prej të cilëve direkt nga QSUT.

Arbër Teqja është një emër që SPAK duhet të ndjekë për të zbuluar rrjetin e korrupsionit që përfshin ministra dhe oligarkë.

Veprimtaria e tij e errët përfshin një sërë veprimesh kriminale: nga vjedhja e parave publike përmes recetave fiktive, te mashtrimi me zbatimin e 38 kontratave për asgjësimin e mbetjeve spitalore, dhe dyshimet për pastrim parash përmes kompanive fantazmë dhe resorteve luksoze.

Tenderët Korruptivë dhe Mashtrimi me Kontratat Publike: Teqja ka arritur të përfitojë miliona lekë përmes tenderëve të dyshimtë dhe kontratave publike të falsifikuara. Këto përfshijnë kontratat për asgjësimin e mbetjeve spitalore, ku ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike.

Krime Mjedisore dhe Korrupsion i Funksionarëve Publikë: Përmes kompanisë së tij, ‘Eco Riciklim’, Teqja është përfshirë në krime mjedisore dhe ka korruptuar funksionarë publikë për të siguruar kontrata të favorshme.

Skema Mashtrimi me TVSH-në dhe Recetat False: Teqja ka përdorur receta false për të vjedhur para nga shteti, dhe ka krijuar skema komplekse për të mashtruar me TVSH-në.

Pastrim Parash dhe Dyshimet për Kompani Fantazmë: Dyshohet se Teqja ka përdorur kompanitë fantazmë ‘FOREVER CONSTRUCTION’ dhe ‘DIAL-ALB’ për pastrimin e parave. Gjithashtu, resorti luksoz ‘Equos Resort’ është lidhur me aktivitetet e tij të dyshimta për pastrim parash.

Aferat me DIAL-ALB

Në vitin 2014, Arbër Teqja themelon kompaninë DIAL-ALB me objekt import-eksport të produkteve farmaceutike, me kapital 100 mijë lekë. Që pas themelimit, kompania është përfshirë në receta false, abuzim me çmimet dezinfektantëve dhe maskave gjatë pandemisë si dhe me mashtrim me pagat e dy punonjësve të vetëm që ka, duke i deklaruar 3-4 herë më pak se sa paga reale. DIAL-ALB është ndëshkuar nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzim me shumëfishimin e çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave, duke vjedhur qytetarët.

Pastrim para me FOREVER CONSTRUCTION

Pupaci i pastrimit të parave Arbër Teqja shfaqet edhe pas kompanisë së ndërtimit FOREVER CONSTRUCTION, e cila figuron pa asnjë punëtor dhe pa aktivitet real. Kjo kompani dyshohet se është hapur qëllimisht për pastrim parash, për të cilën do të japim detaje në vijim. Arbër Teqja shfaqet edhe pas resorit luksoz në Mullet të Tiranës si administrator, i cili dyshohet gjithashtu se është produkt pastrimit të parave publike./Gazeta reforma

Tags: Arbër TeqjaArjana StrakoshaDIAL-ALBkompsni fantazemRecetat FalseSpitalit Memorial FierTenderat e Materniteti “Koço Gliozheni”
Previous Post

Sekuestrohen 6 thasë me kanabis në Tiranë, dy të arrestuar, një në kërkim

Next Post

Gjokutaj: Yuri Kim, gardiane e korrupsionit qeveritar në Shqipëri

Next Post
Gjokutaj: Yuri Kim, gardiane e korrupsionit qeveritar në Shqipëri

Gjokutaj: Yuri Kim, gardiane e korrupsionit qeveritar në Shqipëri

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al