Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Deklarata e fortë: Bashkëshortes së Veliajt, i janë gjetur blerje veshjesh prej 1 milion euro!

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Deklarata e fortë: Bashkëshortes së Veliajt, i janë gjetur blerje veshjesh prej 1 milion euro!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Redon Meksi deklaron se çdo politikan mund të shkojë në SPAK për shit-blerjen e votës dhe se strategjia kundër krimit zgjedhor nuk është risi.

Duke folur për “MCN Live” lidhur me takimin e një dite më parë të kreut të SPAK, Altin Dumani me gazetarët, ai tha se strategji kemi pasur çdo vit zgjedhor për të parandaluar shit-blerjen e votës, duke ngritur pikëpyetjen se pse kjo strategji bëhet katër muaj para zgjedhjeve.

Sipas tij, duket se një strategji e tillë pak muaj para zgjedhjeve, bëhet sa për të qenë formal.

Ndër të tjera ai shtoi se Prokuroria e Posaçme ka stepje sa i takon çështjeve të nxehta.

“Sa i takon çështjeve të nxehta, kuptoj që ka stepje nga SPAK. Nga njëra anë Ilir Meta që nuk është në detyrë është në burg, ndërsa Erion Velaij që rrezikon të prishë provat nuk është në burg.

Kjo tregon se për disa veprohet ndryshe dhe për disa të tjerë ndryshe. Problemi është qe Veliaj ka treguar se përdor haptazi pozicionin e tij për të ndikuar në zgjedhje.

Duhej pezulluar, ndaluar, madje dhe arrestuar. Kemi bashkëshorten e tij që ka ikur jashtë shtetit. Ka shumë dritë-hije, sidomos çështja Veliaj.

SPAK dhe prokuroritë në Shqipëri kanë një problem që për disa vepra e nisin hetimin kryesisht dhe për disa të tjera presin denoncimin.

Marrim rastin e Erion Veliajt që ishte një denoncim nga Nesti Angoni që të niste hetimi.

Veliaj ka bërë haptas letrat dhe mund të hetohet kryesisht. Kjo lë dyshime për mënyrën se si mund të veprohet.

Sa i takon zgjedhjeve ajo që SPAK mund të bëjë është t’i fusë frikën politikës që të mos arrijnë te blerja e votave

Ne kemi rastin e Ulsi Manjës që sot është ministër Drejtësie që ka blerë haptas vota dhe iu pushua çështja për shkelje afatesh.
Ndërsa lidhur me deklaratën e Dumanit se për inceneratorin e Tiranës janë në fazën e hetimeve paraprake, Meksi tha se një hetim i tillë nuk mund të ndodhë pesë vjet pas skandalit.

Meksi shtoi se duke e ndarë çështjen e inceneratorëve në pjesë, heq edhe grupin e strukturuar kriminal.

Të marrim të mirëqenë që Veliaj nuk ka bërë asnjë shkelje, që 9 drejtorët që ka në burg, kanë vepruar pas kurrizit të tij, atëherë je i paaftë dhe duhet të ikësh si kryetar bashkie.

Në rastin më të mirë duhet të ikë si kryetar bashkie, në rastin më të keq duhet të shkojë në burg. Për mua Veliaj e ka vulosur fatin politik.

Ka zëra se bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës, i janë gjetur në telefon blerje për rroba dhe bizhuteri në vlerë 1 milion euro.

Është një standard i dyfishtë nga SPAK, që për disa dosje i nxjerr të dhënat, të tjerëve jo.

Disave iu nxjerr dhe vibratorët që iu gjenden në shtëpi si Arben Ahmetaj, ndërsa për të tjerët jo.

Pse informacionet nga dalin? Nga i merr media informacionet?”

 

 

Previous Post

SPAK merr të pandehur ish-kreun e bashkisë së Shkodrës

Next Post

Pastrim masiv parash? Kullat e larta që po rrethojnë Liqenin Articial të Tiranës

Next Post
Pastrim masiv parash? Kullat e larta që po rrethojnë Liqenin Articial të Tiranës

Pastrim masiv parash? Kullat e larta që po rrethojnë Liqenin Articial të Tiranës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al