Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë sot Tiranën.
Erdogan do të qëndrojë në kryeqytet rreth 7 orë, gjatë të cilave do të zhvillojë fillimisht takim me presidentin Bajram Begaj e më pas me kryeministrin Rama.
Presidenti turk do të mbërrijë rreth orës 11:00. Bashkë me Ramën, Erdogan do të inagurojë Xhaminë e Namazgjasë.
Agjenda e plotë:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë
11:40 – 12:40
Takim me presidentin Begaj
12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Konferencë Erdogan- Rama
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.