Nga Leona Xheleshi
Pak pas hyrjes në Peshkopi, shohim tabelën e drejtuar në të djatht ku lexon”Llixhat”.
Llixhat e Peshkopisë ndodhen vetëm pak kilometra larg nga qendra e qytetit, të rrethuara nga kodra të gjelbra dhe pyje të dendura.
Teksa afrohemi më shumë, ajri i pastër dhe i lagësht fillon të mbushet me aroma të lehta të squfurit, një shenjë që po i afroheni burimeve të njohura termale të zonës. Aroma e lehtë e squfurit, që vjen nga përmbajtja e lartë minerale e ujit, është një kujtesë e vetive të shëndetshme që ky ujë ofron.
Ato janë të pozicionuara në një vend piktoresk,që relakson mendjen dhe trupin.Rruga që të çon në llixha është paksa malore.E nëse të duhet të shkosh në këmbë do ndjesh pak lodhje.Gjatë rrugës shohim shtëpi,dyqane,gjë që të jep një kuriozitet se si do të jetë ambjenti kur të arrijmë në destinacion.
Sapo mbërrin në hyrjen e kompleksit, të mirëpret një pamje e qetë dhe relaksuese.
Hyrja në godinën e dhomave të mirëpret me infermieret .Dhomat janë të ndara në dy hyrje.Një hyrje ka 20 dhoma ,dhe tjetra 30 dhoma. Arsyja e ndarjes është sepse njëra hyrje tregohet që ka ujin me temperaturë më të lartë. Kompleksi përfshin godina të ndërtuara në një stil të thjeshtë, por funksional, të përqendruara rreth burimeve termale. Uji që del nga këto burime natyrale është i ngrohtë, me një temperaturë që varion nga 35°C deri në 40°C, dhe përmban minerale të cilat besohet se kanë veti shëruese për sëmundje të ndryshme.
Dhomat janë të ndara në teke dhe dyshe. Secila dhomë është e pajisur me shtretër të rehatshëm dhe pamje nga peizazhi malor. Atmosfera është e qetë dhe paqësore, me pak zhurma përveç cicërimave të zogjve.
Por gjatë kësaj periudhe numri I vizitorëve që bëjnë llixha është I pakët.
Gjatë qëndrimit që isha unë pash vetëm 2 cifte të moshës së tretë që bënin llixha .Të tjerët thjesht vinin të shijonin pamjen në atë zonë malore.
Një nga vizitorët e rregullt, Zoti Ali,nga qyteti i Gjirokastrës, ndan përvojën e tij: “Unë vij në llixhat e Peshkopisë çdo vit. Përveç trajtimeve shëndetësore që më ndihmojnë shumë me sëmundjen që kamë të reumatizmës,, unë shijoj edhe natyrën dhe qetësinë e këtij vendi. Kam bërë shumë miq të cfarëdo llojë qyteti, dhe çdo vit mezi pres të rikthehem”-u shpreh ai.
Bashkëshortja e tij tregon që në verë preferon të vijë këtu edhe pse nuk është shumë kurues gjatë kësaj periudhe I pëlqen natyra dhe qetësia.
Gjatë bisedës me një nga infermieret e ujërave termale ,kuptuam që qëndrimi në ujë duhet të fillojë nga 10 deri në 15 minuta dhe të zgjatet gradualisht në varësi të nevojave të individit dhe gjendjes së tij shëndetësore. “Për të mos krijuar probleme të tjera shëndetësore, ne gjithmonë këshillojmë vizitorët që të mos e teprojnë me kohën në ujë,”-u shpreh infermjerja.E cila tregon që në cdo 10 minuta cdo infermiere shkon në cdo derë duke trokitur:”A jeni mirë?”
Infermieret janë cdo herë në cdo rast emergjent që mund të ndodh nga pacientët.Sepse ndodh që nga qëndrimi I shumtë ose dhe nga vetë imuniteti i dobët I personit mund të biesh pandjenja.
Përgjatë gjithë kalimit tim në cdo cep të godinës nuk pash shumë punonjës .Ndonëse janë dhe pushimet verore .Aktualisht, Llixhat e Peshkopisë kanë 30 punonjës, përfshirë mjekë, infermierë, masazhatorë, staf teknik, staf shërbimi dhe fizioterapistë. Megjithatë, gjatë sezonit veror, për shkak të pushimeve vjetore, numri i punonjësve ulet.
“Në shtator dhe tetor, ne kemi tre fizioterapistë, por tani kemi vetëm një,” shpjegon Drejtori I Llixhave në Peshkopi,Endri Çenga. Pavarësisht kësaj, stafi mbetet i përkushtuar për të siguruar që çdo vizitor të ketë një përvojë të këndshme dhe të dobishme.
Një takim tjetër u realizua me Z.Mensur Shehi,shefi I financës, ku sipas tij, pagat e punonjësve variojnë në bazë të statusit të tyre. “Paga më e vogël është 400 mijë lek të vjetra, ndërsa mjekët dhe fizioterapistët paguhen më shumë,” thotë Shehi. Këto paga reflektojnë rëndësinë dhe përkushtimin e stafit në ofrimin e trajtimeve të cilësisë së lartë për pushuesit.Pra shohim që në llixha ka punonjës të ndryshëm por gjatë sezonit të verës ulet numri I tyre.
Po cfarë ndodh me ato që largohen? Z.Shehi tregon që disa punëtor si mjekët, fiziterapistët dërgohen në spitalin e Peshkopisë. Sepse që atje transferohen këtu dhe e kunderta.
Një nga avantazhet e vizitës në llixhat gjatë verës është mundësia për të përfituar nga ofertat speciale. “Gjatë këtij sezoni veror, ne ofrojmë zbritje çmimesh për të tërhequr klientë,” thotë Shehi. “Përderisa nuk ka shumë vizitorë, ne kemi oferta të ndryshme për ata që vijnë.” Këto paketa speciale janë një mënyrë e shkëlqyer për të shijuar trajtimet termale me një çmim të përballueshëm.
Këtë gjë nuk e thot vetëm z.Shehi , por dhe ato pushues që janë.
Kur u pyetën për shërbimin dhe çmimet, përgjigjet ishin kryesisht pozitive. “Stafi është shumë i sjellshëm dhe gjithmonë gati për të ndihmuar,”- thotë një burrë në të 60-at Arbëri Daci.
“Sa për çmimet, mendoj se janë të arsyeshme për atë që ofrohet, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim”-shton një zonjë nga Elbasani Marjeta Muca.
Teksa bisedoj me personat që janë duke vizituar llixhat,shoh që çmimet ishin goxha të mira për to.
Një cift për 10 dite paguan 300 mij lekë të vjetra .Ku përfshihet ushqimi, larja në vask,fjetja.Kjo ishte një paketë për sezonin e verës.Në muajt tjerë ku llixhat janë më të preferuara përshkak të kurës që marrin çnimet ndryshojnë,paketat mund të jenë më të shtrenjta.
Në këto pak çifte që shikoj ka vetem mbi moshës rreth 50 vjeçe.Por gjatë bisedës me drejtorin e Llixhave të Peshkopisë u shprwh që :”Llixhat janë të hapura për të gjithë, por janë veçanërisht të rekomanduara për moshat e mesme dhe të vjetra, si dhe për personat që kanë probleme me nyjet, dhimbje muskulore, dhe sëmundje të lëkurës. “Personat me presion të lartë të gjakut ose sëmundje të zemrës duhet të jenë të kujdesshëm dhe të konsultohen me një mjek para përdorimit të llixhave.”
Po përveç këtyre paketave në ofertë, dhe larja në ujerat termale një gjë që të tërheq është një gropë e madhe e mbushur me ujë të ftohtë.Aty pash 2 gra tek të cilat kishin futur vetem këmbët në ujë.Aty nuk mund të rezistojnë të gjithë.
E bukra e pamjes në cdo cdo park shikon 2,3 gra duke biseduar me njëra tjetrën edhe pse nuk janë njohur më parë por vetëm këto 10 ditë pushimi.
Nga ana tjeter shohë ca burra duke lozur domino.”Këtu knaqem unë.Sdua me ik fare në Elbasan ,shokë kamë gjetur,qetësi jamë,edhe relaks po në llixha ,cdo të mirë ka këtu, edhe lek s harxhojm shumë Sidomos tani që nuk ka shumë fluks kënaqesh me pak njerëz.Fiks për moshën tonë”-u shpreh një burrë rreth të 65-ve.
Kjo është panorama e llixhave në Peshkopi gjatë muajve korrik-gusht.Edhe pse njerëzit nuk vijnë për tu kururar vijnë për një natyrë të mirë , për shoqëri dhe për çmimet e mira që këtu ka si zonë pushimi.