Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paratë në një dorë! Si “Soft & Solution” ‘pushtoi’ AKSHI-n

Editor by Editor
September 6, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE
0
Paratë në një dorë! Si “Soft & Solution” ‘pushtoi’ AKSHI-n
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është shndërruar praktikisht në një monopol privat, teksa thuajse të gjithë tenderat e saj shkojnë në vetëm një dorë. Bëhet fjalë për miliarda lekë, në një treg ku nuk ka më garë.

Këtë të enjtë AKSHI shpalli fituesin e tenderit 5 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës së çelësave publikë. Edhe këtë herë nuk pati asnjë surprizë. Fitues i tenderit u shpall sërish kompania Soft & Solution e biznesmenit Ermal Beqiri.

Tashmë procedurat prokuruese në AKSHI duken thjesht një formalitet, pasi rezultati i tyre është gjithmonë i njëjtë. Fituese është ose kompania Soft& Solution ose kompanitë bashkëpunëtore të saj, Fastech.

Kapitali publikon të dhënat zyrtare nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Kjo më poshtë është tabela e të gjithë tenderave me vlerë mbi 300 mijë euro që AKSHI ka zhvilluar nga 1 janari deri më sot.

Sic duket qartë nga tabela, gjatë këtij viti AKSHI ka prokuruar në total 34.9 milionë euro tendera. Nga këto 28.1 milionë janë fituar nga kompania Soft & Solution, ose vetëm ose në joint venture. Saktësisht 80 për qind e shumës së prokuruar ka shkuar vetëm në një dorë. Ky është përqëndrimi më i madh i tenderave në historinë e shtetit shqiptar. Pra një one man shoë.

Por kjo nuk është e gjitha. Thuajse të gjitha kompanitë që kanë marrë tenderat e AKSHI-t këta vit janë bashkëpunëtore. Në disa procedura ato hyjnë dhe fitojnë kontrata bashkë, në të tjerë tendera konkurrojnë të vetme. Rekordet janë të qarta. Tek tenderat e AKSHI-t konkurrenca ka vdekur.

Miliarda, që nuk i do askush
Të dhënat zyrtare nga bilancet tregojnë se kompanitë që marrin tenderat e teknologjisë së informacionit nga AKSHI, janë bizneset më fitiprurëse në Shqipëri. Normat e tyre të fitimit pas taksave shkojnë deri mbi 60 për qind e xhiros. Por pavarësisht këtij biznesi kaq lukrativ, tregu nuk ka konkurrencë fare.

Përqëndrimi i një tregu kaq shumë fitimprurës deri në këtë shkallë ka vetëm dy arsye. Ose paratë e AKSHI-t nuk do asnjë biznes tjetër, ose këta të fundit nuk i marrin dot se tregu ka barriera të forta hyrëse.

Përtej arsyeve, të dhënat janë kokëforta. AKSHI tani nuk është më një institucion publik, por thjesht një mekanizëm që duket se ka vetëm një funksion. Të pompojë paratë e buxhetit të shtetit vetëm në një drejtim. One man show, me lum miliardash.

/Kapitali.al/

Tags: AKSHISoft & Solutiontender
Previous Post

Vrau të atin dhe e hodhi në pus, publikohet fotoja ku autori dhe bashkëpunëtori shfaqen të qeshur pas krimit

Next Post

Raporti: Krimi shqiptar, hov të ri në Gjermani

Next Post
Raporti: Krimi shqiptar, hov të ri në Gjermani

Raporti: Krimi shqiptar, hov të ri në Gjermani

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al