Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosje për SPAK , Dritan Çelaj i Atlantik përlan 360 mln lekë në Durrës për sigurimin e ca gërmadhave të Ujësjellësit, të pathënat e tenderit skandaloz

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dosje për SPAK , Dritan Çelaj i Atlantik përlan 360 mln lekë në Durrës për sigurimin e ca gërmadhave të Ujësjellësit, të pathënat e tenderit skandaloz
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dosje për SPAK , Dritan Çelaj i Atlantik përlan 360 mln lekë në Durrës për sigurimin e ca gërmadhave të Ujësjellësit, të pathënat e tenderit skandaloz

Sigurimi i pronave të ndërmarrjeve publike është kthyer prej kohësh në një skemë të mirëfilltë zhvatjeje dhe korrupsioni duke marrë në konsideratë faktin se çfarë risku marrin përsipër kompanitë e sigurimit dhe për çfarë të ashtuquajtura “prona” bëhet fjalë.

Dosje për SPAK , Dritan Çelaj i Atlantik përlan 360 mln lekë në Durrës për sigurimin e ca gërmadhave të Ujësjellësit, të pathënat e tenderit skandaloz 

Rasti më i fundit që kërkon hetim të thelluar, nisur nga personazhet e përfshirë në të, është tenderi gjigant i sigurimit të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, nën drejtimin e Spartak Kovaçit.

Gazeta Korrieri ka siguruar detajet e këtij tenderi që kutërbon korrupsion abuzim me fondet publike.

Tenderi i është dhënë pa asnjë konkurrencë dhe me 99% të fondit limit biznesmenit të përfolur në media për lidhje të dyshimta, Dritan Çelaj.

Çelaj është pronari i kompanisë së sigurimeve “Atlantik” sha dhe është shpallur fitues i tenderit në fjalë duke ofruar thuajse fiks çmimin sa fondi limit.

Tenderi

Spartak Kovaçi shpalli në dhjetor 2023 tenderin me objekt “Sigurimi i aseteve” me fond limit 29 800 000 lekë pa TVSH.

Çuditërisht, i vetmi ofertues në këtë tender është pikërisht  kompania “Atlantik Shoqëri Sigurimesh” në pronësi të Dritan Çelajt. Sërish, shumë çuditërisht, Çelaj bën një ofertë 29 219 017 lekë ose rreth 99% të fondit limit. Dhe sërish çuditërisht, kjo ofertë shpallet fituese e këtij tenderi pa asnjë konkurrent tjetër në garë. Dhe me të drejtë, platforma e specializuar për evidentimin e tenderëve problematikë, OpenProcurementAlbania e shpall këtë tender me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence.

Por çfarë ka marrë përsipër të sigurojë Çelaj, pra çfarë risku ka blerë nga UKD?

Në listën e publikuar nga i famshmi Spartak Kovaçi, Çelaj merr përsipër të sigurojë ca depozita uji të para 50-60 viteve, zyra të ndërtuara gjatë komunizmit, puse uji të hapura po ashtu gjatë komunizmit.

Mos e besoni po deshët, por Dritan Çelaj paguhet nga Spartak Kovaçi për të siguruar disa depo uji të ndërtuara në vitin 1936!

Ndoshta kur SPAK të kthejë vëmendjen nga Ujësjellës Kanalizime Durrës, Çelaj do të duhet të shpjegojë se çfarë e shtyu të jepte një ofertë të tillë të çmendur thuajse sa fondi limit dhe të shpallej fitues?

Nga e dinte ai që nuk kishte ofertues të tjerë? A kishte një marrëveshje kartel me kompanitë e tjera të sigurimit apo Spartak Kovaçi ia dha tenderin në “pjatancë floriri” biznesmenit artist?!

Të gjitha këto, nëse vërtetohen, janë vepra të rënda penale dhe Kovaçi e Çelaj duhet të djersinë shumë përballë prokurorëve nëse ndodh të merren në pyetje një ditë.

Previous Post

FOTO LAJM/ Elson Reçi me automatik në dorë pas vrasjes së dyfishtë në Rrëshen

Next Post

“10 milionë euro për ‘kokën’ e Ervis Martinajt”, kush është porositësi i vrasjes së bosit të lojërave të fatit, dalin detaje të reja

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al