Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kërcënimet e Metës ndaj Dumanit, gazetari: Strategji e tij për të fituar kohë para se dosja të shkojë në GJKKO, hetimi për “CEZ-DIA” drejt fundit

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Kërcënimet e Metës ndaj Dumanit, gazetari: Strategji e tij për të fituar kohë para se dosja të shkojë në GJKKO, hetimi për “CEZ-DIA” drejt fundit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Sokol Bregu në një lidhje skype për emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News, foli për kërcënimet dhe fyerjet që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit

Bregu tha se sulme të tilla janë të kuptueshme për shkak se Meta është i shqetësuar se ajo çfarë ka rezultuar pas hetimeve të SPAK ndaj tij, mund t’i ndërpresë përfundimisht aktivitetin politik.

“Çdo njeri që po i vjen një ndërprerje e një aktiviteti politik pritet që të bëjë sulmet e veta. Unë nuk e kuptoj se çfarë do prisnim nga Meta, të thoshte “faleminderit SPAK që po më heton”? Shqetësohen më shumë ata që e shohin këtë retorikë dhe nuk shqetësohet ai. Po të ishte kaq i shantazhueshëm të gjithë ata që ishin në akuzë do dilnin të flisnin kështu dhe të shpëtonin. Ajo që ne mendonim është se duke qenë se ai ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, duhet të ketë një formë paraqitje ndryshe”- u shpreh Bregu.

Ndër të tjera ai tha se kjo qasje e ashpër nga Meta ndaj SPAK, vjen pasi kryetari i PL po përpiqet të shtyjë në kohë dorëzimin në GJKKO të dosjes së hetimeve mbi aferën “CEZ-DIA”. Ndërsa theksoi se lidhur me 3 çështjet për të cilat po hetohen Meta dhe Kryemadhi, e ëma e kësaj të fundit ishte ndër të fundit në listën e dëshmitarëve.

“Mbase kjo është një mënyrë sesi Meta mund ta shtyjë në kohë të gjithë hetimin e tij. Kjo mund të jetë një frenim, një strategji që ta largojë pak në kohë dërgimin e dosjes që ka më shumë se 5 vite që hetohet. Mirëpo dosja ka qenë e pahetuar gjatë kohës që Meta ka qenë president dhe kur e humbi imunitetin, hetimi ka vijuar me shpejtësi.

Ka ardhur koha që t’i japë një përfundim SPAK nëse do e dërgojë në GJKKO. Jemi në fund të hetimeve. Mesa di unë lidhur me dosjen, vjehrra ishte një ndër dëshmitarët e fundit që do merrej në pyetje por ajo është për pistën e fshehjes së të ardhurave dhe evazionit. Dje kishte një thirrje të ish-anëtarit të LSI, Ralf Gjoni për lobimin. Pra bëhet fjalë për 3 çështje”– tha gazetari.

Sipas tij, SPAK nuk është indimituar aspak nga kërcënimet apo akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit.

Previous Post

Berisha theu arrestin, avokati: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?

Next Post

“Drogaxhi, legen”, video e përplasjes së Mayës me ish-burrin

Next Post
“Drogaxhi, legen”, video e përplasjes së Mayës me ish-burrin

“Drogaxhi, legen”, video e përplasjes së Mayës me ish-burrin

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al