Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Dështojnë votimet në veri të Kosovës! Lista Serbe bojkotoi

Editor by Editor
in Rajoni
0
Dështojnë votimet në veri të Kosovës! Lista Serbe bojkotoi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë dështoi, pasi numër minimal i qytetarëve e shfrytëzuan të drejtën e votës.

13 mijë e 647 qytetarë në komunën e Leposaviqit kishin të drejtë vote, megjithatë, interesimi ishte tejet i vogël.   Qendrat e votimit në këtë komunë u hapën me disa minuta vonesë për shkak të problemeve teknike.

“Në disa qendra ka nisur me vonesë, për shkak të vonesave të anëtarëve të këshillave për të ardhur në vendvotim, por kemi arritur t’i hapim”, u shpreh Zoran Stojanoviq nga KKZ.

Një prej qendrave të votimit mëngjesin e kësaj të diele e ka vizituar edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili foli edhe për bojkotin që qytetarët serbë, nën thirrjet e Listës Serbe i bënë procesit.

“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë, ata i shohin institucionet vetëm për vetën, jo për qytetarët”. 

Me probleme teknike të herë pas herëshme u përcoll votimi edhe në Zubin Potok, komunë kjo që ka 6 mijë e 877 banorë me të drejtë.

“Na ka munguar lidhja e internetit për disa momente, disa probleme teknike, por është evituar”, tha Agim Krasniqi.

Interesimi i qytetarëve për të votuar pro ose kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqirit ishte i ulët. E as vetë kryetari nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij të votës.

“Është hera e parë që nuk do të shfrytëzoj të drejtën për të votuar, arsyeja është se nuk dua të shkaktoj huti se a ka votuar kryetari pro apo kundër shkarkimit të kryetarit. Nuk do të dal fare”, tha Izmir Zeqiri, kryetari i Zubik Potokut.

Këtë të dielë, në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut u votua për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë. Të drejtë vote kishin 46 mijë 556 qytetarë. Për të pasur sukses ky proces duhen 50% +1 votë.

Previous Post

Pesë shenjat e horoskopit që nuk mund të heqin dorë nga e kaluara

Next Post

Bojkoti i zgjedhjeve në 4 komunat në veri të Kosovës, Osmani: Presion nga Beogradi

Next Post
Bojkoti i zgjedhjeve në 4 komunat në veri të Kosovës, Osmani: Presion nga Beogradi

Bojkoti i zgjedhjeve në 4 komunat në veri të Kosovës, Osmani: Presion nga Beogradi

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al