Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbajti nipin të fshehur, arrestohet gjyshja: Duam ta rrisim, na zëvendëson djalin!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mbajti nipin të fshehur, arrestohet gjyshja: Duam ta rrisim, na zëvendëson djalin!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Durrësit ka arrestuar 57-vjeçaren Barie Gjuni, gjyshen e 3-vjeçarit Amar, pasi e dorëzoi nipin në komisariat, ku e mbajti të fshehur për një javë, larg nënës së tij.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, ajo ka deklaruar se donte që fëmijën ta rrisnin ata edhe jo e ëma, e cila pas vdekjes së bashkëshortit ishte larguar nga shtëpia.

Ajo ka deklaruar se nusja e djalit, nuk i linte që tra rrisnin nipin dhe për këtë arsye e ka marrë, pasi iu zëvendëson djalin që iu ka humbur jetën në aksident. Sipas saj, ajo nuk ka bërë krim.

“E dua se e kam femijën e djalit. Nuk i bej keq! Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident. Na zëvendëson djalin që na vdiq në aksident. Nusja nuk na e jepte ndaj e mora dhe ika tek të afërmit e mi”, mësohet të ketë thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe se ku ndodhej përgjatë gjithë kësaj jave, që ishte në kërkim nga Policia.

“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme” – ka thënë 57-vjeçarja.

Gjyshja pretendon se dy vëllezërit e saj, Arben dhe FLamur Selaj, njëri në burg dhe tjetri në kërkim nuk kanë “gisht” në këtë ngjarje.

“Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar Barie Gjuni.

Kërkimet për 3-vjeçarit nisën më 16 prill kur mamaja e të voglit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit dhe rrëmbimin nga vjehrritë. Kërkime pati në Durrës, Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni Kukës dhe Tiranë. U kontrolluan 15 banesa në zonën e Krumës. Fotoja e 3-vjeçarit u dërguan në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Për këtë ngjarje, vazhdojnë të jenë në burg edhe gjyshi i 3-vjeçarit Rexhep Gjuni, 60 vjeç, si dhe vëllai i gjyshes së arrestuar sot Arben Selaj, 49 vjeç, vëllai i gjyshes. Ata u vunë në pranga nën dyshimin se kishin informacion dhe nuk tregonin se ku Barie Gjuni kishte fshehur nipin e saj.

Konflikti për 3-vjeçarin Amar mes vjehërrve dhe nuses së ve, Ile Gjuni, 22 vjeçe, nisi pasi bashkëshorti i kësaj të fundit, Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës. Automjeti ku ai ishte pasagjer doli nga rruga duke i shkaktuar vdekjen.

Të tronditur pas kësaj ngjarjeje dhe largimit të nuses me nipin te prindërit e saj, Rexhep dhe Barie Gjuni vendosën të largohen edhe nga shtëpia e tyre në zonën e ish-Kënetës për t’u zhvendosur në një banesë me qira në të njëjtën zonë.

Pasi nusja u largua për tek prindërit e saj, gjyshërit dëshironin që ta rrisnin ata nipin e tyre, të djalit që u kishte ndërruar jetë. Vazhdimisht gjyshërit kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj.

Pasi e mori nipin e saj të shtunën e kaluar, 57-vjeçarja Barie Gjuni ka shkuar një ditë tek prindërit e saj në Has. Sot ajo vendosi ta dorëzojë nipin në komisariatin e Durrësit.

Në bazë të legjislacionit tonë penal, “marrja pa të drejtë e fëmijës” është një kundërvajtje penale që dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burgim.

Previous Post

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen tre persona në Fier

Next Post

EMRI/ “Banditi” i Veliajt në protestë, i dënuar me 12 vjet burg për vrasje në Itali

Next Post
EMRI/ “Banditi” i Veliajt në protestë, i dënuar me 12 vjet burg për vrasje në Itali

EMRI/ “Banditi” i Veliajt në protestë, i dënuar me 12 vjet burg për vrasje në Itali

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

November 1, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al