Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Para të pista”, biznesmenit i sekuestrohet kompania, prona të paluajtshme, llogari bankare dhe 97 makina

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
“Para të pista”, biznesmenit i sekuestrohet kompania, prona të paluajtshme, llogari bankare dhe 97 makina
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me biznesmenin Ago Gjolaj. Sipas akuzës, Gjolaj – i dënuar më herët, nuk i justifikon pasuritë me burime të ligjshme.

Masa e sekuestros u kërkua nga prokuroria në kuadër të një procedimi penal ndaj Gjolajt, për akuzën e pastrimit të parave.

Ago Gjolaj

Hetimet

Prokuroria bën me dije se ka regjistruar procedimin penal nr.1042 datë 27 Korrik 2017 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. “Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Policinë e Shtetit rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit të administruar bazuar në ligjin nr.108 datë 31.07.2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, rezulton se shtetasi Ago Gjolaj ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Ky shtetas, sqaron më tej akuza: së bashku me dy vëllezërit e tij, janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme (kontrabandë, tregtim mallrash kontrabandë etj). Referuar të dhënave të grumbulluara deri tani, Policia Gjyqësore ka dyshime të arsyeshme se pasuritë e shtetasit Gjolajt dhe familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhura të ligjshme.

Gjithashtu, Prokuroria shton se ka regjistruar edhe procedimin penal nr. 1372/2020 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pas referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e cila është vënë në dijeni nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, se autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare Sonjela Gjolaj, subjekt i lidhur me Ago Gjolajn (bashkëshortja). Hetimet për këtë çështje nisën pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

Pasuritë e sekuestruara

Pasuritë e sekuestruara të Gjolajt dhe personave të lidhur me të me një vendim të Gjykatës së Shkodrës dhënë dy ditë më parë, janë:

Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q (sipas QKB, në pronësi të Sonila Gjolajt);

Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Shoë Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;

97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;

Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të Ago Gjolajt, Sonila Gjolajt, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;

Sipas informacioneve nga faqja zyrtare e vetë firmës së sekuestruar, kjo kompani importon produkte të njohura në tregun vendas si pija energjike “8S2” apo birra “Bavaria”.

Previous Post

Falimenton Tirana/ Aksionet e familjes Halili dalin në shitje nga përmbarimi

Next Post

U kap i dehur në timon, pezullohet nga detyra polici në Kavajë

Next Post
U kap i dehur në timon, pezullohet nga detyra polici në Kavajë

U kap i dehur në timon, pezullohet nga detyra polici në Kavajë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al