Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Falimenton Tirana/ Aksionet e familjes Halili dalin në shitje nga përmbarimi

Editor by Editor
in KRYESORE, Sport
0
Falimenton Tirana/ Aksionet e familjes Halili dalin në shitje nga përmbarimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje.

Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të klubit të futbollit Tirana, të cilat i përkisnin Presidentit të klubit Refik Halili dhe që ishin prej kohësh nën sekuestro, një ankand ky që do të mbyllet në datën 22 prill, të martën e ardhshme dhe ku çdo i interesuar mund të blejë kuotën e mazhorancës të klubit më të titulluar në vend, teksa pjesa tjetër prej 34%   të aksioneve është në pronësinë e Bashkisë Tiranë.

Siç ka mundur të mësojë “SuperSport”, bëhet fjalë për një detyrim të vjetër të shoqërisë “Halili shpk”, ndaj familjes Preza. Në origjinën e tij është ndërtim i administratorit të shoqërisë, Refik Halili në tokën e kësaj familjeje që ka fituar prej kohësh të drejtën e dëmshpërblimit në të gjitha seancat e gjyqësorit, arsye për të cilën deri më tani aksionet e familjes Halili kanë qenë nën sekuestro.

Bëhet fjalë për një detyrim që bashkë me kamatvonesat kap shumën e 2 milionë e 400 mijë eurove, shumë kjo që duhej të shlyhej nga Refik Halili ndaj familjes Preza.

Shoqëria përmbarimore e ngarkuar për të ekzekutuar vendimin pasi ka tentuar pa sukses gjetjen e një zgjidhjeje me marrëveshje, ka konstatuar se familja Halili nuk disponon asnjë pasuri tjetër për t’u vënë nën sekuestro për shlyerjen e këtij detyrimi, pasi çdo aset tjetër i  Presidentit të Tiranës rezulton i bllokuar për shkak të borxheve apo kredive ndaj dhe ka sekuestruar 66% të aksioneve të Refik Halilit te Tirana, të cilat tanimë kanë dalë në shitje në një ankand me vlerë fillestare 161 720 400 lekë. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë të interesuarit për blerjen e kësaj kuote aksionesh në ankandin që përjeton fazën finale në ditën e martë, ashtu si dhe reagimi i vetë Presidentit të Tiranës në lidhje me këtë çështje.

Previous Post

Yjet në garë për “James Bond”! Fansat po “bërtasin” emrin e këtij aktori

Next Post

“Para të pista”, biznesmenit i sekuestrohet kompania, prona të paluajtshme, llogari bankare dhe 97 makina

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al