Friday, July 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtrimet online/ Kompania fantazmë e makinave me qira, që merr lekë nga emigrantët

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mashtrimet online/ Kompania fantazmë e makinave me qira, që merr lekë nga emigrantët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shtimi i fluksit te turisteve ne Shqipëri, ka rritur ndjeshëm nevojën e shërbimeve te ndryshme, përfshire edhe sektorin e makinave me qera.

Ky lloj shërbimi ne shume raste sigurohet nëpërmjet faqeve qe reklamojnë mjetet prodhim i viteve te fundit, duke sjelle konkurrence ne cilësi dhe ne çmime. Si ne rastin e Rental auto 24 cityal, e cila duket se ka eksperiencën e duhur per te na shërbyer me një mjet te përshtatshëm për shijet tona, dhe padyshim me çmim tepër special.

Dhe nisur nga kjo, komunikuam me kompaninë përmes numrit te publikuar në Instagram. Makina u prenotua për pak minuta, përmes një komunikimi korrekt si me çdo kompani te ngjashme serioze. Pas kësaj bisede te pare, sipas udhëzimeve, na duhet te bëjmë nje pagese prej 80 euro ne forme kapari. Jo ne llogarinë bankare te kompanisë, por ne adrese te një personi, me emrin Arsid. Ok, këtu duket se serioziteti i kompanisë është lëkundur paksa, por sidoqoftë mendimi se do kemi një makine me çmim tepër te favorshëm, na e rikthen entuziazmin.

Sipas premtimit, pagesën e bëjmë ne një agjenci te transferimit te parave. Nuk vonon shume dhe kompania nëpërmjet personit me emrin Arsid konfirmon se ka marrë paratë dhe gjithçka është në rregull. Pasi kemi prenotuar dhe depozituar kaparin, sipas kërkesës se kompanisë, me ne fund ka mbërritur dita për te tërhequr makinën ne Aeroportin e Rinasit.

Të entuziazmuar se kemi bere një marrëveshje te favorshme, paraqitemi ne orën e caktuar ne pritje te marrjes se çelësave nga njeri prej punonjësve te shumte te Rental Auto 24 Cityal.

Një pritje shumë shumë e gjate pa asnjë rezultat. Punonjësi i kompanisë nuk është paraqitur, makine nuk shihet askund, dhe për te na konfirmuar seriozitetin dhe korrektesën qe i karakterizon, na bene edhe bllok ne telefon.

Ok, e gjitha kjo qe sapo pate, ishte nje demonstrim se si mund te mashtrohesh nga faqet online te shërbimeve. Jo me aktore apo inskenime, por me personazhe reale.

Pra me vetëdije te plote pranuam te mashtrohemi, pavarësisht se per këtë pseudokompani kishim informacion te detajuar te strategjisë qe përdornin ndaj viktimave. Sipas skenarit, mashtruesit kërkojnë një kapar qe varion nga 80 apo 100 euro, deri ne 150 Euro. Ne rastin e këtij zotërie, kërkesa ka qene maksimale. I bindur qe ka bere një prenotim te rregullt, ai ka zbritur ne aeroport me idenë se dikush nga kjo kompani do ta priste me makinën qe kishte zgjedhur.

Ne këto kushte kur nis te kuptoje mashtrimin, ai kërkon te mësoje me shume për personat qe kishte kontaktuar. Për këtë kërkon ndihme ne agjencitë e tjera te makinave me qera ne zonën e aeroportit. Ne te paktën katër raste te tjera, kjo pseudokompani, qe ne realitet duket se është një bande mashtruesish, ka futur ne kurth persona te ndryshëm me gjoja kaparin e makinave, te cilat ne realitet nuk ekzistonin, por ishin thjeshte foto te shkarkuara nga interneti. Ketu jemi jo vetëm përballe një denoncimi, por edhe ne zotërim te disa fakteve për këtë bande mashtruesisht, te cilët sipas informacioneve qe morëm, janë nga Malësia e Madhe.

Tani rikthehemi serish ne historinë qe nisem t’ju tregojmë, dhe tek mashtrimi qe me vetedije e pranuam te na ndodhte, pas denoncimit te këtij zotërie.

Te dy personat qe kane tërhequr paratë ne agjencitë e transfertave, kane te njëjtin mbiemër, dhe pas verifikimeve tona, rezulton te jene kushërinj nga qyteti i Koplikut, atje ku shkojmë për t’i takuar.

Personi i pare që takojmë është nëna e Arsidit, te cilit vetëm pak dite me përpara i kishim bere një transferte prej 80 eurosh…

Nena e cila e tronditur nuk arrin ta besoje atë qe ka ndodhur, mban direkt qëndrim ndaj veprimeve prej mashtruesi te djalit.

Ndërsa ne flasim me nenën, ne shtëpi mbërrin vëllai, i cili menjëherë e mohon se Arsidi mund te jete i përfshirë në një skemë të tillë…

/Emisioni “Piranjat”

Previous Post

Për klikime, Bora Zemani përdor dhe shtatzëninë ‘fake’

Next Post

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e ‘X Factor’

Next Post
Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e ‘X Factor’

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e ‘X Factor’

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

July 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

Aksidenti/ Institucioni i Kreshnik Bajraktarit, për një muaj iu dha patenta betonieresh dy egjiptianëve

July 23, 2026
Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

Skandaloze/ Shefi i Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

July 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al