Saturday, May 10, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zgjedhjet në Turqi/ Opozita shpall fitoren, Erdogan pranon humbjen

Editor by Editor
April 1, 2024
in KRYESORE, Rajoni
0
Zgjedhjet në Turqi/ Opozita shpall fitoren, Erdogan pranon humbjen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka marrë një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale kombëtare që u mbajtën këtë të dielë. Teksa janë numëruar më shumë se gjysmat e votave, opozita është duke fituar në Stamboll, Ankara dhe disa prej qyteve kryesore në vend.

Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen. Erdogan dështon kështu për herë të dytë të fitojë qytetin ku u rrit dhe u zgjodh kryebashkiak, duke i dhënë një goditje popullaritetit të tij në mandatin e tretë presidencial.

Kur janë numëruar 79.77 % e kutive të votimit në Stamboll, qyteti më i madh i Evropës me më shumë se 16 milionë banorë, Imamoglu, që e fitoi për herë të parë qytetin në 2019-ën, kishte 50.53 për qind mbështetje krahasuar me 40.73 për qind për sfiduesin e AKP-së Murat Kurum, një biznesmen dhe ish-ministër në qeverinë e presidentit Erdogan.

Mbështetësit e opozitës në Stamboll, u mblodhën jashtë  ndërtesës qendrore të bashkisë. Ata valëvitën flamuj turq dhe pankarta që tregonin foton e zotit Imamoglu së bashku me babanë themelues të Turqisë Kemal Ataturk.

“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull. Besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh, u vërtetua.”, tha Imamoglu.

Ndërkohë, në Ankara rezultati është edhe më i thellë, me kryebashkiakun aktuale të opozitës që shpalli fitoren me gjysmën e votave të numëruara. Në Ankara, kryeqytetin turk, mijëra mbështetës u mblodhën gjatë natës duke valëvitur flamujt e CHP-së për të ndjekur një fjalim të kryetarit të bashkisë Mansur Yavas, i cili mundi kundërshtarin e tij të AKP-së, në një tjetër goditje për presidentin Erdogan.

Por, rezultatet e pjesshme zyrtare të raportuara nga agjencia shtetërore Anadolu, tregojnë se partia e Erdogan po humbet në garën për kryetarë bashkishë në 10 qytete të mëdha, duke përfshirë Bursën dhe Balikesir në veriperëndimin e industrializuar.

Në përgjithësi, CHP po fiton 36 bashki nga 81 provincat e Turqisë, sipas Anadolu, duke hyrë në disa bastione të partisë së Erdoganit. Ajo ka fituar 37% të votave kombëtare, krahasuar me 36% për partinë e presidentit turk, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP që kur Erdogan mori pushtetin dy dekada më parë.

Erdoğan u mund edhe në Izmir

Në Izmir, një bastion historik i Kemalistëve, me 98,6% të votave të numëruara, kandidati i CHP-së Cemil Tucay kryeson me 48,90% ndaj kandidatit të Erdoganit, Hamza Dag, me 37,16%.

Erdogan pranon humbjen

Erdogan e pranoi humbjen e tij zgjedhore në një fjalim nga ballkoni i pallatit presidencial, duke thënë se “31 marsi për ne nuk është fundi, është një pikë kthese”.

Presidenti Erdoğan siguroi gjithashtu se vlerësimi i rezultateve të zgjedhjeve të 31 marsit do të bëhet në organet e partisë “me zemër të hapur” dhe autokritika do të bëhet “me guxim”. Megjithëse ende nuk janë finalizuar, rezultatet (…) tregojnë se AKP ka humbur terren në të gjithë vendin. Ai u përpoq të qetësonte tregjet, duke siguruar se qeveria deri më tani ka zbatuar me vendosmëri programin afatmesëm dhe planin e 12-të të zhvillimit.

“Ne qëndruam larg populizmit që do t’i kushtonte vendit tonë, kombit tonë dhe brezave të ardhshëm. Efektet pozitive të programit tonë ekonomik, veçanërisht në inflacion, do të fillojmë të shohim nga gjysma e dytë e vitit. Të gjithë, nga bota jonë e biznesit deri te burokracia, nga tregtarët te fermerët, tregtarët, punëtorët dhe studentët, do të jenë në gjendje të fokusohen në atë që ka vërtet rëndësi për ta.

Pavarësisht rezultateve, fituesi i këtyre zgjedhjeve është në radhë të parë demokracia jonë, vullneti kombëtar dhe të gjithë 85 milionë njerëzit, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike. Fituesja e maratonës zgjedhore ishte Turqia, kombi ynë dhe demokracia jonë, për të cilat paguam një çmim të rëndë,” tha Erdogan.

Previous Post

‘Pse shihni’/ Si nisi sherri në Shkozë ku u vra 18-vjeçari

Next Post

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Next Post
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”
AKTUALITET

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

by Editor
March 19, 2025
0

Faqja e njohur Lolita i ka kushtuar vëmendje ditën e sotme çiftit të njohur Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, të...

Read moreDetails
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

Jupi falenderon ndjekësit: Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj

May 9, 2025
Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

Basha në “Pisk”: I vetmi vend që nuk kam shok është 7×7=313

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al