Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Pse shihni’/ Si nisi sherri në Shkozë ku u vra 18-vjeçari

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘Pse shihni’/ Si nisi sherri në Shkozë ku u vra 18-vjeçari
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u vra me thikë 18-vjeçari Aurelio Dervishi, pas një sherri mes disa të rinjëve. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21:50 të së dielës, tek rrethi i Shkozës.

Një prej shokëve të viktimës, pas shoqërimit në komisariat, ka rrëfyer se si nisi sherri që solli krimin e rëndë. Sipas tij, gjithçka ishte një konflikt i çastit, ku dy grupet e të rinjëve që po udhëtonin me dy automjete të ndryshme kanë nisur sherrin pas fjalëve “Ç’a ke që shef?”.

Dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht, ku 18-vjeçari është goditur me thikë në gjoks, ku ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është tentuar të dërgohet me urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Aurelio Dervishi ishte pasagjer në automjetin tip “Audi”. Shoferi i mjetit ku ndodhej viktima ka deklaruar se nuk i njihte autorët.  Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, por shoferi fillimisht nuk është bindur.

Pas krimit të rëndë, mësohet se autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se janë larguar drejt Unazës Lindore. Në makinën e autorëve tip “Volkswagen Tiguan”, ngjyrë gri, dyshohet se ndodheshin 5 persona, për të cilët Policia e Tiranës po punon për kapjen e tyre.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tyre.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Previous Post

Florian Marku pëson humbjen e parë, mposhtet nga britaniku Chris Kongo

Next Post

Zgjedhjet në Turqi/ Opozita shpall fitoren, Erdogan pranon humbjen

Next Post
Zgjedhjet në Turqi/ Opozita shpall fitoren, Erdogan pranon humbjen

Zgjedhjet në Turqi/ Opozita shpall fitoren, Erdogan pranon humbjen

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al