Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-ministri shqiptar vizitë zyrtare në Greqi me “Benz” të vjedhur

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Ish-ministri shqiptar vizitë zyrtare në Greqi me “Benz” të vjedhur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta e njohur greke “Protothema” ka publikuar një artikull, ku rrëfen një ngjarje të ndodhur në vitin 1999, me protagonist ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë n[ atë kohë, Spartak Poçi.

Në artikull tregohet një ngjarje e pazakontë, kur Poçi bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar për një vizitë zyrtare në Athinë, për takim me homologun e tij në atë kohë.

“Protothema” raporton se Poçi kishte udhëtuar nga Tirana drejt Athinës, nga pika kufitare e Follorinës, me një automjet luksoz për kohën, tip Mercedes Benz S-350, por mjeti rezultoi se ishte i vjedhur në Itali.

Ndërsa Poçi kishte kaluar pikën doganore, efektivët kishin pasur dyshime për mjetin se mund të ishte i vjedhur, por para se të ndërmerrnin veprime, sipas medias greke, kanë komunikuar me ministrin e brendshëm grek, ku i kanë shprehur dyshimet.

Michalis Chrysochoidis, u kishte kërkuar që të bënin verifikime, por delegacionit shqiptar të mos i thuhej asgjë.

Më pas ministrit shqiptar i ishte ofruar një ndalesë e shkurtër dhe një kafe, ndërsa i ishte thënë se mjetit do t’i kryhej një kontroll rutinë. Poçi kishte pranuar, dhe pas verifikimit dyshimet kishin rezultuar të sakta.

Mjeti ishte vjedhur tre vite më parë (1996) në Itali, nga shqiptarë, të cilët më pas e kishin sjellë në vendin tonë dhe e kishin shitur, e më pas kishte përfunduar në përdorim të ministrisë, për takime zyrtare në vend dhe në shtetet fqinje.

Pas kontrollit, ministri Poçi kishte vijuar rrugën drejt Athinës, dhe pas përfundimit të takimeve zyrtare me homologun e tij, ndërsa kishte mbërritur dhe akomoduar në hotel, zyrtarët grekë i kishin komunikuar se mjeti me të cilin kishte ardhur ishte i vjedhur, dhe se do duhej që të mbahej në Greqi për t’iu kthyer më pas pronarit.

Sipas medias greke, Poçi fillimisht kishte deklaruar se kjo nuk mund të ishte e vërtete , por më pas i janë vënë në dispozicion provat.

Pas kësaj Poçi dhe delegacioni i tij janë kthyer në Tiranë përmes aeroportit, ndërsa mjeti i është dorëzuar pronarit italian.

Poçi thuhet se kishte kërkuar që kjo ngjarje të mos bëhej publike për disa kohë. Kjo ishte respektuar nga autoritetet greke, dhe 5 ditë më vonë ishte bërë publike, duke marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Kjo ngjarje është e rrëfyer nga ish- zyrtari i policisë, Panos Sombolos, i cili ishte prezent në këtë ngjare, në një libër të botuar në greqisht.

Previous Post

Basha: Nëse duam të mundim Ramën, duhet të…

Next Post

Ish-konkurentja e “Për’puthen” plas ‘bombën’: Romeo, i dashuri i shoqes time jashtë…

Next Post
Ish-konkurentja e “Për’puthen” plas ‘bombën’: Romeo, i dashuri i shoqes time jashtë…

Ish-konkurentja e “Për’puthen” plas ‘bombën’: Romeo, i dashuri i shoqes time jashtë…

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

Pretendime për dhunë ndaj Ergys Agasit në burgun e Fierit

October 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

Siguria e digave, në ping-pongun institucional

October 31, 2026
Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al