Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

Merrte rrogë nga Teatri i Elbasanit/ Egla humb punën! E vërteta e pagesave të aktores

Editor by Editor
in SHOWBIZ
0
Merrte rrogë nga Teatri i Elbasanit/ Egla humb punën! E vërteta e pagesave të aktores
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Egla Ceno është padyshim një nga personazhet më të spikatura në këtë “Big Brother”. Aktorja, e cila shpesh etiketohet si antagoniste në këtë edicion, ia ka dalë që të jetë ndër banoret pretendente të këtij edicioni.

Por, teksa brenda ajo ka ndërtuar lojën e saj, jashtë gjërat duket se janë komplikuar disi. Rezulton se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit. Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka luajtur në BBV, drejtori i Teatrit “Skampa” vijon ta paguajë atë si aktore.Ka qenë ky lajmi që prej disa javësh, ka qarkulluar në media, pa pasur mundësi të verifikohet se Egla vijonte të paguhej, ndonëse nuk ishte ngjitur në skenë prej muajsh, që para se të bëhej pjesë e “Big Brother”.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe drejtori i Teatrit “Skampa”. I ftuar në “Big Brother Fun Club”, ai ka sqaruar detaje rreth kontratës së aktores. Në fjalën e tij, drejtori u shpreh se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, ku për shkak të viteve të punës, ka pasur një leje edhe më të zgjatur. Nga ana tjetër, që prej datës 1 mars, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e saj të punës.

Megjithatë, të ftuarit në panel kanë bërë me dije se leja me ligj është deri në 28 ditë dhe nuk mund të mbivendosen lejet e tjera vjetore, të cilat skadojnë në fund të marsit. Ka qenë pikërisht ky fakt që nuk është sqaruar nga drejtori, duke lënë gjithçka evasive. Megjithatë, gjithçka që ka thënë është fakti se Egla që nga data 2 mars nuk është më pjesë e Teatrit “Skampa”.

Aktorja shqiptare Egla Ceno, e cila ka luajtur role të shumta në teatër, një nga të cilët edhe te shfaqja “Burri dhe gruaja” me aktorin Elvis Pupa ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e saj kohë më parë. Në një intervistë aktorja ka treguar edhe një pjesë nga fëmijëria e saj e vështirë, ku i është dashur të flejë në teatër, pasi nuk kishin shtëpi.

“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë grimi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, paskuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me teatrin”, tha aktroja Egla Ceno.

Tashmë që është pjesë e “Big Brother”, ajo ka treguar një tjetër dimension të sajin. Duke preferuar që të përqendrohet te loja brenda shtëpisë, Egla ka zgjedhur mos të japë shumë detaje rreth karrierës së saj, apo edhe rreth jetës private. Gjithçka që është mësuar nga jashtë, është bërë e mundur nëpërmjet miq.

Previous Post

Basha: Kemi nxjerrë shumë mësime, bashkimi i PD bëhet përmes…

Next Post

Përplasen dy makina në Fushë Milot, përfundon në spital e moshuara

Next Post
Përplasen dy makina në Fushë Milot, përfundon në spital e moshuara

Përplasen dy makina në Fushë Milot, përfundon në spital e moshuara

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al