Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazetarët protestojnë kundër Ramës për tkurrjen e lirisë së shprehjes

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gazetarët protestojnë kundër Ramës për tkurrjen e lirisë së shprehjes
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një pjesë e gazetarëve protestuan të mërkurën në Tiranë duke vënë në dukje tkurrjen dramatike të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim në Shqipëri ndërsa në mënyrë domethënëse, protesta e tyre kaloi e paraportuar nga pjesa dërrmuese e medias tradicionale, e cila është e tkurrur aktualisht në pak televizione dhe pothuajse aspak gazeta.

Gazetarja Aurora Velaj theksoi në fjalën e saj historikun e gjatë antimedia dhe antiliri të kryeministrit Rama, duke renditur nismat e shumta ligjore që synuan të shtypin lirinë e shprehjes si dhe praktikat kontroverse të përqendrimit të komunikimit qeveritar në një zyrë të vetme, të njohur si Agjencia për Media dhe Informim apo praktikën e shumëkritikuar të përgatitjes nga zyrat e shtypit të materialeve propagandistike të gatshme, të cilat më pas transmetohen si “lajme të pavarura” nga televizionet.

Sipas Velajt, gazetarët, në mënyrë që të informojnë qytetarët sipas standardeve minimale të raportimit korrekt dhe cilësor të ngjarjeve, duhet fillimisht të kapërcejnë cenzurën dhe presionin që ushtrohet brenda redaksive për të mos shkelur interesat e qeverisë dhe pastaj duhet të përballen me dyert e mbyllura të institucioneve, të cilat nuk lejohet t’i përgjigjen pyetjeve përveçse me autorizim nga Agjencia për Media dhe Informim.

Gazetarja Ola Xama, e cila së fundmi është përballur me një fushatë shpifjeje nga media proqeveritare, tregoi se si në punën e përditshme të gazetarëve, praktika e zakonshme e marrjes së opinionit të një pale në një lajm, pasohet, në rastet kur pala qëllon të jetë një zyrtar qeverie, me një telefonatë të dytë nga pronari i medias që urdhëron vrasjen e lajmit. Xama ironikisht i sugjeroi kryeministrit që, në kuadër të nismave të tij ligjore, të hartojë një ligj përmes të cilit, temat e lajmeve, apo të emisioneve të debateve, të përcaktohen nga Agjencia për Media dhe Informim në mënyrë që gazetarët të mos lodhen më duke u marrë me lajme që cenzurohen nga mediat që kanë interesa të ngushta ekonomike me qeverinë.

Protesta mori shkas nga prekja me dorë që kryeministri Edi Rama i bëri gazetares Ambrozia Meta, ndërsa kjo e fundit po i bënte pyetje mbi aferën e dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump me projektin për ndërtime në Sazan dhe në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, një aferë që sipas the Neë York Times, ngjan si një pazar korruptiv në të cilin, diplomacia amerikane mund të shkëmbehet me parcela tokash publike apo me të mira të tjera materiale të paguara nga taksapaguesit nëpër vende si Shqipëria apo Serbia, në rast se Trump rizgjidhet president në zgjedhjet amerikane nëntorin e ardhshëm.

Rama pretendoi se prekja e tij me duar e gazetares ishte një veprim miqësor pa kurrfarë dashakeqësie. Shumica dërrmuese e aktivistëve të lirisë së medias, në Shqipëri apo nëpër botë, e panë veprimin në fakt si një dhunë me bazë gjinore, në të cilën, detyrimi për t’iu përgjigjur pyetjeve konkrete dhe serioze me interes të lartë publik, zëvendësohet me prekje me duar të gazetares që bën pyetjet.

Qeveria shqiptare duket se kontrollon, në mënyrën më të imtë të imagjinueshme, shumicën dërrmuese të qarkullimit normal të informacionit në një shoqëri demokratike, duke filluar nga kontrolli i aksesit te dokumentet zyrtare dhe duke vijuar me përgatitjen e “lajmeve” propagandistike apo me përdorimin e trysnisë ekonomike mbi pronarët e medias, të cilët kanë interesa jetësore me prokurimet publike apo janë shpallur “investitorë strategjikë”, një status i dhënë nga Rama dhe që sjell shpesh tokë falas, përjashtime nga taksat dhe shërbime publike të subvencionuara nga taksapaguesit, të tilla si linja ujësjellësi, infrastrukturë për energji elektrike, rrugë apo kanalizime, shërbime të cilat, për taksapaguesit që i subvencionojnë, shpesh mungojnë apo janë të një cilësie të keqe.

Një gazetar që foli në kushtet e anonimatit shpjegoi mënyrën se si media funksionon në kohën e qeverisjes së Ramës, duke cituar pronarin e televizionit i cili tentoi t’ia vinte në dukje gazetarëve rëndësinë kritike që ka ndjekja e linjës së qeverisë me fjalët: “një tender i dhënë nga Rama mjafton për të paguar rrogat tuaja për një vit të tërë.”/BIRN

Previous Post

Si u vra “Pipi”? Ekspertët rindërtojnë skenën e krimit: U qëllua 7 herë

Next Post

Messi: Nuk doja të largohesha nga Barcelona, ju tregoj kur do të tërhiqem

Next Post
Messi: Nuk doja të largohesha nga Barcelona, ju tregoj kur do të tërhiqem

Messi: Nuk doja të largohesha nga Barcelona, ju tregoj kur do të tërhiqem

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al