Sunday, May 11, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Orest Sota dhe Ergys Agasi në syrin e ciklonit të portaleve, mafia, droga, grupet e frikshme të Durrësit dhe kullat e Tiranës…

Editor by Editor
March 3, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Orest Sota dhe Ergys Agasi në syrin e ciklonit të portaleve, mafia, droga, grupet e frikshme të Durrësit dhe kullat e Tiranës…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Orest Sota dhe Ergys Agasi në syrin e ciklonit të portaleve, mafia, droga, grupet e frikshme të Durrësit dhe kullat e Tiranës…

Ergys Agasi dhe Orest Sota janë dy personazhe që nuk i kanë mbushur të dyzetat, por emrat e tyre po qarkullojnë dendshëm nëpër portale të caktuara më shumë për shkak të asaj që nuk flitet se asaj që guxojnë të thuhet publikisht.

Agasi doli në skenën politike duke marrë postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit kur në ministri ishte Lefter Koka. Ai kaloi nga LSI edhe pse është djali i Bardhyl Agasit, ish-Sekretari i PS në kohën e Nanos. Tani ka kaluar sërish me PS dhe sipas portaleve më shumë se detyrat politike, ka detyra të tjera edhe më të rendësishme që nuk duken në publik, të cilat, sërish sipas portaleve, i dinë institucionet që duhet t’i dinë.

Orest Sota dhe Ergys Agasi në syrin e ciklonit të portaleve, mafia, droga, grupet e frikshme të Durrësit dhe kullat e Tiranës… 

Madje, në media është raportuar për një bashkëpunim Ergys Agasi – Orest Sota në ndërtimin e disa kullave në Tiranë me para me burim aktivitete jolegale në Durrës dhe kryeqytet.

Në të vërtetë, Orest Sota po ndërton disa kulla në Tiranë, por deri më tani nuk është hetuar dhe provuar se po ndërtohen me para droge dhe krimi. Më e madhja është ajo te ish-UET. Mediat shkruan se nuk dihet se nga i gjen Sota paratë për të financuar një ndërtim të tillë gjigant me 300 e kusur apartamante, dhjetëra zyra e ambiente biznesi, por fakt është që vendi është kthyer në një lavatriçe të madhe të parasë së drogës, e cila qarkullohet nga grupe të fuqishme në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, etj.

Grupet e Durrësit duken më aktivët në Tiranë….

Deri më tani gjithçka në lidhje me Ergys Agasin dhe Orest Sotën janë në kuadër të përfoljes mediatike, askush nuk ka publikuar fakte publike, një praktikë joetike kjo për mediat, por kjo nuk do të thotë që ndonjë prokuror i guximshëm i SPAK nisë një hetim për veprimtaritë e tyre, e cila për hir të së vërtetës nuk duhet paragjykuar para një verifikimi.

Kulla e famshme e Orest Sotës

Kompania “Forever Construction” në pronësi të të atit Lefter Sota, me menaxher Orest Sotën është themeluar në vitin 2018 dhe është blerë me një kapital me vlerë prej 100 lekësh. Pra logjika është e thjeshtë, një kompani që u ble 100 mijë lekë merr leje nga qeveria për të ndërtuar kulla me vlerë miliona euro.

Nëse projekti fillestar ishte parashikuar me tre kulla, dy prej tyre 11 dhe 12 kate, më e larta prej tyre 18 kate, me 292 apartamente banimi e 30 zyra, këto shifra trefishojini pasi kulla e parashikuar për 18 kate do të shkojë 56 kate.

Orest Sota do i shtojë njërës prej kullave të tij plot 38 kate duke e kthyer në një përbindësh cilindrik në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit. Sota duket se nuk do të mbetet pas shokëve dhe babëzia e ka shtyrë t’i shtojë volum projektit të parë të miratuar.

Këto kulla janë parashikuar të ndërtohen një sipërfaqe totale prej 100 mijë metrash katrorë. Sipas planit në letra, vlera e tyre është qindra milionë euro. /Korrieri

Tags: Ergys AgasOrest Sota
Previous Post

Lum droge në kufi, kapet tjetër ngarkesë me rreth 100 kg lëndë narkotike në Igumenicë

Next Post

Roza dyshime për “burrërinë” e Bardhit, Sara: Ia prek çdo natë…

Next Post
Roza dyshime për “burrërinë” e Bardhit, Sara: Ia prek çdo natë…

Roza dyshime për “burrërinë” e Bardhit, Sara: Ia prek çdo natë...

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyra sekrete e patronazhistëve të PS, mes tyre drejtoresha e Agjencisë së Ekselencës

Zyra sekrete e patronazhistëve të PS, mes tyre drejtoresha e Agjencisë së Ekselencës

May 11, 2025
Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap

Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap

May 11, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al