Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zonat rurale po mbeten pa mjekë e infermierë! Ulen me 23 përqind për 2022

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zonat rurale po mbeten pa mjekë e infermierë! Ulen me 23 përqind për 2022
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i mjekëve dhe infermierëve të shërbimit parësor që përfshihen qendrat shëndetësore, ambulancat dhe poliklinikat vijon të ketë rënie. Pakësimi i stafeve mjekësore është më i lartë në zonat rurale. Nga të dhënat e mbulimit shëndetësor për vitet 2019-2022 të vendimit për profilin e zgjeruar kombëtar të emigracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është te mjekët e familjes.

Pranë shërbimit parësor të zonave urbane për vitin 2022 ishin të punësuar 814 mjekë. Numri i tyre ra 3% krahasuar me një vit më parë. Numri i infermierëve ishte 3,693 në vitin 2022. Në raport me 2021 numri i tyre u rrit 31%. Ndërsa në shërbimin parësor të zonave rurale numri i mjekëve për 2022 ishte 637. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre ra 4. Ndërsa numri i infermierëve për 2022 u pakësua 23%.

Sipas strategjisë migrimi i brendshëm është faktori kryesor që ka ndikuar në konfigurimin e stafeve mjekësore dhe qasjen në shërbime.

“Migrimi i brendshëm i popullsisë kryesisht prej zonave rurale drejt zonave urbane ka ndikuar pashmangshmërisht edhe në ndryshimin e raporteve të mjekëve dhe infermierëve me popullsinë e këtyre zonave. Rënia më e theksuar është në grupimin e mjekëve të zonave rurale, edhe për shkak të prirjes së njëjtë që shfaq edhe popullata e mjekëve për të lëvizur drejt zonave urbane”, citohet në vendim.

Mjekët e familjes pohojnë se rënia e stafeve mjekësore po krijon vështirësi në marrjen e shërbimeve, veçanërisht nga pensionistët, pasi të moshuarit dhe te sëmurët kronike nuk mund të marrin dot recetat e rimbursueshme, që fillimisht firmosen nga mjeku i familjes.

“Mjekësia familjare është kapilare dhe nënkupton shërbimin sa më afër pacientit. Duke munguar mjekët e familjes pacientët nuk marrin shërbimin e duhur e në kohë. Bëhet fjalë për të sëmurë kronike që duan kujdes të vazhdueshëm. Bie cilësia e ofrimit të shërbimit, të sëmurët nuk arrijnë të pajisen në kohë me ilaçet e rimburisimit ose rekomandimet e duhura.

Aq me tepër këto mungesa të mjekëve të familjes ndjehen në situata virozash si kjo që po kalojmë. Mbingarkesa e mjekëve të familjes me pacientë ose në disa raste dhe mungesa e mjekut në atë zonë shkakton probleme te të sëmurët që detyrimisht do t’i drejtohen urgjencave të spitaleve bashkiake ose QSUT-së”, pohon Elizabeta Musta mjeke e familjes në Qendrën Shëndetësore të Kamzës.

Për vitin 2022 sipas të dhënave të INSTAT pranë qendrave shëndetësore, ambulancave dhe poliklinikave janë kryer rreth 8,4 milionë vizita nga mjekët. Numri i vizitave mjekësore është rritur 3,5% në raport me vitin paraardhës.

Në qendrat shëndetësore për vitin 2022 sipas të dhënave të INSTAT numri më i lartë i vizitave ka qenë për pacientët e moshës mbi 14 vjeç. Numri i vizitave për këtë kategori pacientësh arrinin në 2,8 milionë vizita. Ndërsa numri i vizitave mjekësore për pacientët mbi 60 vjeç arrinte në 1,7 milionë vizita. Edhe në ambulancë numri më i lartë i vizitave të kryera nga mjekët për 2022 ishte për pacientët e moshës mbi 14 vjeç me përkatësisht 1,4 milionë vizita. Numri i vizitave për pacientët mbi 60 vjeç arriti në 692 mijë vizita./Monitor/

Tags: mjeket
Previous Post

Romeo shpërthen në lot pasi Lisi lë shtëpinë, Graciano e thumbon

Next Post

Priten reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post
Reshje shiu dhe kthjellime, si do të jetë moti për sot

Priten reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al