Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Ish-sulmuesi i Partizanit shoqërohet nga policia gjatë ndeshjes

Editor by Editor
in Sport
0
Ndeshja me Egnatian, 3 titullarë të Partizanit rrezikojnë derbin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në futbollin kosovar me protagonist ish-sulmuesin e Partizanit, Theofilus Solomon.

Sipas asaj që raporton “IndeksOnline”, lojtarit i janë vënë prangat nga policia gjatë ndeshjes që skuadra e tij, Dukagjini, po zhvillonte ndaj Dinamos së Ferizajt. Kur lojtari po bëhej gati të hynte në fushën e lojës për skuadrën e Dukagjinit në pjesën e dytë, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë arrestuar brenda ambienteve të stadiumit.

Klubi i futbollit, Dukagjini ka reaguar në lidhje me rastin e futbollistit të tyre, Theophilus Solomon.

Sipas njoftimit të tyre, Solomon nuk është arrestuar, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja.

“Pas raportimeve në disa portale së futbollisti i klubit tonë, Theophilus Solomon është arrestuar duke u zhvilluar ndeshja, Dukagjini – Dinamo, kur trajneri ka vendosur ta fusë në lojë, nuk është e vërtetë. E njoftojmë opinionin dhe sportdashësit së futbollisti në fjalë nuk është arrestuar siç pretendohet në këto shkrime në portalet tona, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja. Në raportimin gazetaresk, primare është verifikimi i lajmit gjë të cilën këto media dhe portale nuk e kanë bërë. KF Dukagjini këtë çështje e ka lënë në dorë të autoriteteve përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e ekipit nga Klina.

Theophilus Solomon, futbollist i klubit kosovar Gjilani ishte liruar nga qendra e paraburgimit në Gjilan 8 muaj më parë. Solomon, shtetas nigerian po qëndronte në masën e paraburgimit në Gjilan nga 24 Shkurti i këtij viti, derisa kishte urdhër arresti nga Interpol për shkak të një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

Solomon ishte dënuar në fund të vitit 2022 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për veprën penale ushtrim të dhunës sistematike ndaj të dashurës së tij në kohën kur ishte duke luajtur në Shqipëri te skuadra e Partizanit nga Tirana në shkurtin e vitit 2021.

Previous Post

Nuredin Dumani, rrëfimet e një vrasësi

Next Post

Aksidenti tragjik në Librazhd, raportohet për të paktën 1 të vdekur

Next Post
Merret peng 21-vjeçari në Fier, arrestohen dy persona si edhe polici…

Aksidenti tragjik në Librazhd, raportohet për të paktën 1 të vdekur

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al