Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ahmetaj: Erion Veliaj pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, Mërtirin e syrgjinosën

Editor by Editor
in KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Ahmetaj: Erion Veliaj pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, Mërtirin e syrgjinosën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Ahmetaj tha se Mirel Mërtiri është viktimë në rastin e inceneratorit të Tiranës. Ish-zv.Kryeministri tha se Mirel Mërtirin e syrgjinosën për ti marrë inceneratorin.

“E dini ju kush i ka 40 % të inceneratorit të Tiranës? Është një biznesmen shqiptaro zviceran, Besim Hoxha. Me ccfarë merret ky biznesmen, me kë ka lidhje ky biznesmen, kush qëndron pas këtij njeriu. Po 20 % në parajsën fiskale kush e ka? Mirel Mërtirin e kanë zhdukur nga Shqipëria për ti marrë biznesin dhe ia kanë marrë”, tha Ahmetaj në intervistën për Syri Tv.

Ish-zv.Kryeministri tha se SPAK duhet të ndjekë paranë, por nuk e bën këtë gjë, pasi zbulohet se ku përfundojnë paratë.

“Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Trump, Sarkozy, Beqja, Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi”, tha ai.

Çfarë di Arben Ahmetaj dhe pse Edi Rama ka frikë nga ato që di Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: Po kthehem tek inceneratori i Tiranës. Në atë intervistë kam thënë, ndiq paratë. Sot unë kam një besim shumë të palëkundur se, në raport me inceneratorin e Tiranës, Mërtiri është viktimë.

Janë 130 mln euro deri më sot të paguara për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe ky është pronari. Si qenka viktimë.

Arben Ahmetaj: Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ja kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës.

Kush është…

Arben Ahmetaj: Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri.

Këtë emër po e dëgjoj për herë të parë, me çfarë merret ky njeri.

Arben Ahmetaj: Po ta hetoni, nuk e flet njeri. Ka ndonjë arsye që nuk e thotë njeri. Të gjitha këto i kam lexuar nga Elvi Fundo, përveç tij asnjë njeri nuk e përmendur këtë. Nuk e ka përmendur TCH.

Të flasim për fakte.

Arben Ahmetaj: Çfarë është ky biznesmen. Çfarë lidhjesh, çfarë biznesi ka në Shqipëri. Me kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i inceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai, sipas letrave që ka nxjerrë Këlliçi. Unë u habita kur i lexova letrat e Këlliçit dhe po bëja pazëllin, kush qëndron pas këtij njeriu. Këto janë arsyeja pse unë mund të jem kërcënuar dhe do të vazhdoj të kërcënohem edhe pas kësaj interviste. Po, burri njëherë vdes. Kush e ka 40%. Po 20% në parajsat fiskale kush e ka. Mirel Mërtirin e kanë zhdukur nga Shqipëria këta që të them unë për t’i marrë biznesin dhe ia kanë marrë. Mireli tek intervista me ju, ju referua për mua me të drejtë, konceptit të pronarit faktik.

Është akuza ndaj tij.

Arben Ahmetaj: Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Trump, Sarkozy, Beqja, Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi. Se është koncept feudal. Kur gjykata të vendosë, dhe dyshoj shumë sepse është përmbysur sistemi në Shqipëri. Sot në vend që prokuroria të kishte siklet nga gjykata, sot gjyqtari është nën presion të SPAK. Rrimë tek inceneratori i Tiranës. Ku janë 60 milionët? Shkohet te Taulant Tusha, gjynah, kam pasur e kam respekt. Këto janë qesharake. Ku janë 60 mln. Pse nuk ka përgjigje ku janë 60 mln. Dakord a janë investuar aty. Ku janë 60 mln, kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur. Ku janë si llogari. Ku janë? Dmth po të hetohet Tirana dilet e vërteta. Pse i bihet rrotull. Çfarë është arsyeja që i bihet rrotull. Duke filluar që nga 1 janari unë jetoj aty ku jetoj, në një shtëpi në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Këtë gallatën që jeton në luks, në vilë. Jetoj aty në atë vend që jetoj, jetoj zyrtarisht në një shtëpi pronë e bashkisë së atij qyteti.

Previous Post

Ndeshja me Egnatian, 3 titullarë të Partizanit rrezikojnë derbin

Next Post

Gazetarja publikon fotot e SPAK të Ahmetajt me Mërtirin

Next Post
Gazetarja publikon fotot e SPAK të Ahmetajt me Mërtirin

Gazetarja publikon fotot e SPAK të Ahmetajt me Mërtirin

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al