Sunday, May 11, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home JETE

Historia e trishtë e17-vjeçares, tregon arsyen pse nëna e la në Shtëpinë e Fëmijës

Editor by Editor
December 24, 2023
in JETE, KRYESORE
0
Historia e trishtë e17-vjeçares, tregon arsyen pse nëna e la në Shtëpinë e Fëmijës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rubrika “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptar” në Tv Klan, sjell këtë të diel një rast shumë të trishtë të një vajze 17-vjeçare, e cila jeta e ka bërë të rritet para kohe. Vajza quhet Denisa, e ndonëse është përballur me shumë sfida, ajo mbetet po prapë e ëmbël dhe me një buzëqeshje në fytyrë.

Në një bisedë me moderatorin e programit, Ardit Gjebrea, ajo rrëfen historinë e jetës së saj. Denisa tregon se edhe pse e vogël, ajo ka vuajtur shumë. Sipas saj, kur mamaja ishte shtatzënë me të, për shkak gjendjes së keqe shëndetësore të babait, ky i fundit kishte kërkuar që ta dështonin. Por mamaja kishte kundërshtuar dhe kështu, Denisa erdhi në jetë.

17-vjeçarja shprehet më pas se prindërit, si pasojë e kushteve të këqija, e dërguan në “Shtëpinë e Foshnjes” në Durrës. Ndonëse Denisa arriti të kthehej sërish tek familja e saj, motra e vogël, e cila lindi më vonë, nuk e pati këtë mundësi.

Denisa: Mami ka qenë pa banesë. Që në moshën 6 vjeçe asaj i vdes e ëma dhe në moshën 9 vjeçe humbet mundësinë për të ecur si të gjithë të tjerët, se çalon. Pavarësisht asaj, mami mundohej i jepte gajret vetes që të ishte dikush, të punonte. Sepse kishte dhe 3 vëllezër, që duhet t’i shërbente vetë babai. Duhet të lante rrobat, duhet të milte lopën, gjithë punët e shtëpisë si një fshat. Pasi kaluan nga fshati erdhën në qytet me shumë vështirësi dhe mami u desh të martohej. Se kishte 3 vëllezër, me një shtëpi nuk mund të jetonin dot. Me shkuesi, u martua gjeti një burrë.

Ardit Gjebrea: Dhe linde ti.

Denisa: Dhe linda unë, që e falenderoj shumë. Kur kanë dashur që të më sillnin mua në jetë, që mami ka qenë shtatzënë, babi ka qenë dhe sëmurë dhe nuk ka dashur që unë të vija në jetë. I ka thënë që të më dështonin mua. Mami me kokëfortësinë e saj tha që “unë nuk e heq fëmijën, do ta mbaj sido që të jetë, me bukë pa bukë, dikush do të më ndihmoj”.

Ardit Gjebrea: Erdhe ti në jetë.

Denisa: Erdha unë në jetë, si bekim i mamit. Mamit iu desh që të më çonte mua për të më sjellë në jetë, në Tiranë, që pasi të lindja unë, të shkoja në “Shtëpinë e Foshnjës” Shkozet të Durrësit. Që mami të mos më mbante sepse nuk kishte as banesë, as kushte ekonomike, as shëndetësor, nuk kishte me çfarë të më ushqente.

Ardit Gjebrea: Të çuan ty tek shtëpia e fëmijës?

Denisa: Po. Më çuan atje, më lanë për një vit – një vit e gjysmë.

Ardit Gjebrea: 1 vit e gjysmë atje. Vinte mami, të shihte?

Denisa: Ka ardhur mami pas katër muajsh që më ka gjetur, kur u bë babi që u shërua. Ka dhe një foto, ku mami kur më ka parë mua, ka qarë atë ditë. I kanë bërë foto se nuk e dinte sesi unë isha sepse nuk kishte asnjë lloj informacioni. Qe fati që as unë nuk u birësova, si motra ime.

Ardit Gjebrea: Pse pastaj erdhi në jetë edhe një motër?

Denisa: Po, pas tre viteve, erdhi në jetë motra ime. Edhe mami përsëri tha që “do lind në Tiranë që të shkoj përsëri tek e njëjta ‘Shtëpi e Foshnjes’, ku qe goca e madhe”. Dhe tha që “do ta marrë pas tre viteve kur të bëhet tre vjeçe”, se nuk kishte as kushte të mira ekonomike, as shëndetësore. Pasi e çoi motrën atje, kaluan tre vite me sfida dhe gjithçka. Mami diagnostikohet nga kanceri i gjirit. Me gjithë ato peripeci, mamit iu desh që të shkonte të kryente operacionin, me kimioterapi, rreze. Dhe mua më la tek të afërmit e mi. Unë e ndieja shumë mungesën e mamit sepse isha 6 vjeçe. Nuk e di sesi më dukej jeta sepse isha mësuar me praninë e mamit.

 

Previous Post

Ndoci: Jam nominuar 15 herë për Grammy, por askush nuk e përmend

Next Post

Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simonit: Faleminderit për…

Next Post
Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simonit: Faleminderit për…

Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simonit: Faleminderit për...

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

Denoncimi i fortë: Kandidati i Ramës kapet me gruan e një tjetrit, burri vjen dhe ai del lakuriq nga makina…

May 10, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

Po blinin vota për Agron Malajn, SPAK merr në hetim biznesmenin nga Burreli

May 10, 2025
Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Dokumenti / Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

May 7, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Vasil Shanto’

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Vasil Shanto’

May 11, 2025
Numërohet kutia e parë e votimit në Vorë, PD udhëheq në Domje

Numërohet kutia e parë e votimit në Vorë, PD udhëheq në Domje

May 11, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al