Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Skandali Gjici/ U tha se ishte njeri i Berishës dhe ai që publikoi videon, reagon Abedin Uruçi

Editor by Editor
in POLITIKE
0
Skandali Gjici/ U tha se ishte njeri i Berishës dhe ai që publikoi videon, reagon Abedin Uruçi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e dala në media nga dëshmia e Alma Kaçit përpara prokurorëve.

Skandali në zyrën e kreut të bashkisë së Kukësit mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit (ish kreut të bashkisë) duket se ka përfshirë edhe Abedin Oruçin. Sipas dëshmive të Kaçit të dala në media, Oruçi i ka marrë USB-në Alma Kaçit në të cilën ishte video-përgjimi.

Por për të, ajo thjesht e vetëm do që t’i shmanget përgjegjësisë. Ai mohon çdo akuzë, edhe atë të përfshirjes në kontakte me Sali Berishën për të dëmtuar ish-kreun Safet Gjici.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që emri i tij baltoset në këtë mënyrë dhe të gjithë ata që më përpara kanë dashur ta dëmtojnë si figurë në rradhët e gjyqësorit janë burgosur ose janë larguar nga sistemi i drejtësisë si të korruptuar.

Postimi në Facebook i Abedin Oruçit:

QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA

Të dashur qytetarë të Kukësit,

Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës.

Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen voten e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe.

Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite, dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla.

Mediat gjitashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishen.

Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën.

Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.

Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besur te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia.

Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.

Deklaroj me bindje të plotë se:

– Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk ështê në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme.

Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës – Granit Gjana.

Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.

Disa nga këto njerëz janë:

1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;

2 – Ish prokurori i Kukësit – Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;

3 – Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.

Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar.

Alma Kaçi kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t’i shmanget përgjegjësisë së saj. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.

Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt.

Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.

Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët.

Me respekt,

Abedin Oruçi.

Previous Post

Prostitucion në qendrën e masazheve në Tiranë! Arrestohet pronari dhe një punonjëse (EMRAT)

Next Post

Vjen konfirmimi, Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Partizanit

Next Post
Vjen konfirmimi, Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Partizanit

Vjen konfirmimi, Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Partizanit

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al