Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një fallxhore e quajtur Mirela. Mirela punon vetëm ditën e diel kur njerëzit presin në radhë për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe halleve të tyre.
Emisioni “Stop” në Tv Klan bisedon me disa banorë të zonës dhe klientë të rregullt të fallxhores, të cilët thonë se Mirela është nga Hotolishti i Përrenjasit dhe ka disa kohë që ushtron aktivitetin në këtë zonë.
Brenda një kontejneri të përshtatur, ajo pret e përcjell deri në 80-të veta në ditë. Ka qytetarë që shkojnë që të premten për të shënuar emrin në listë, madje edhe në orët e vona të natës.
Me këtë fluks pune, Mirela bën një xhiro të konsiderueshme parash, deri në 800 mijë apo 1 milionë lekë në ditë.
Stop: Si kaluat?Banori: Mirë!
Stop: Ku është një grua këtu, që shikon kështu gjëra?
Banori: E ke te “tresku” në fund.
Banori 1 – E di, ku është ajo shtëpia e bardhë, që duket, duket deri këtu. Ka njerëz të tjerë, plot ke. Duhet të shkruash emrin 2-3 ditë përpara. Si i ka bërë ato, i ka bërë shtëpitë, di unë nga ka pasur, se ka qenë, rri jeton në “Sauk” ajo. Tani do të shkëputet nga andej, të vijë këtu se e ka rregulluar tani, e ka bërë shtëpi. Ajo ka leverdi, t’i hedhë aty, se nuk shkon sa këndej-andej. Tokën e ka blerë lirë tasni ajo, ia ka dhënë njëri, një miku i vet. Si fillim, ajo pak pati, pastaj, pastaj u shtuan.
Qytetarja: Ka paur raste kanë qenë edhe 60 e ca.
Stop: Ashtu hë? Po vetëm të dielën punon kjo?
Qytetarja: Vetëm të dielën, po vijnë njerëzit, me sa kam dëgjuar unë, vijnë që në 2 të natës që shkruajnë emrat.
Stop: Do më presësh aty…! Ti mbarove punë?
Qytetari: Po! Kjo është më e mira për mua, kjo është më e mira, se unë kam vajtur nëpër vende të tjera, po janë thjesht për lekë. Aq i lashë edhe unë, 10-të (10 mijë lekë të vjetra).
Stop: Nga është kjo?
Qytetari: Nga prindërit e vet është nga Hotolishti i Prrenjasit.
Stop: Po kishte shumë njerëz aty, mo burrë.
Qytetari: Po kishte, kishte…
Stop: Ashtu bëhet çdo të diel?
Qytetari: Ka pasur deri në 80 veta për beharin, korrik-gusht. 80-të veta për një ditë, ditë të diele. Ishte lista atje. 80-të veta sikur nga 10-të për person, e pakta 10-të për person, mund të kenë hedhur, se me 5 nuk shkon njeri. Atje mund të hedhin dhe 50 euro, mund të hedhin dhe 20 euro, nga një 10-tshe ta zëmë.
Stop: 800 mijë lekë!
Qytetari: 800 deri në 1 milionë.
Pasi “Stop” kupton sesi funksionon, i inflitruari i emisionit drejtohet te Mirela duke i kërkuar t’i bëjë një “mbarësi” pasi duhet të ikte jashtë shtetit.
Stop: Si je?
Fallxhorja: Për vete?
Stop: Për vete! Kam një rrugë për të bërë jashtë shtetit dhe dua të më ecë mbarë!
Fallxhorja: Mua më del mbarësi e mbyllur. Kur mbarësia është e mbyllur, i bie nuk duket as kurora, nuk duket as leku, nuk mbarojnë as problemet, nuk mbaron as pjesa e si ta them unë ty…, sot mendon një gjë, do bëj këtë punë. Të ikën nga mëendtë ajo, nis një gjë tjetër, përfundove një tjetër. Je shumë i hallakatur dhe nuk mblidhesh dot për vete, tamam siç duhet. Kjo mbyllje mua më del gati 39-40 muaj, që i bie gati 3 vjet e pak që sa vijnë gjërat, sikur të shtrëngohen, sikur s’i jep dot drejtim. Është e mbyllur mbarësia, që të hapet mbarësia, mua më del e lidhur nga burrë dhe duhet të shkosh në një person si puna ime, po të jetë burrë, jo grua.
Stop: E kam ndarë mendjen, do të iki unë këtë radhë.
Fallxhorja: Nuk e ke mbarësinë e hapur. S’ke ku të shkosh. Do të krijohen problem ose do të ikësh, do të qëndrosh shumë pak kohë dhe kthehesh prapë.
Stop: Unë do iki, do rri në një shtëpi mbyllur atje, nuk është, se do rri, do dal.
Fallxhorja: Të duhet mbarësia e hapur, kam frikë të të them ik.
Stop: Ma bëj një hapje për 3 muaj, që të…
Fallxhorja: Të dielën tjetër i veshur me të zeza, paradite para orës 10-të, hajde këtu, trokit në derë, se do të fus unë, ta bëj unë. Po dhe kjo 3 muaj zgjat. Puna është se me një mbarësi të mbyllur dhe brenda shtëpie, të krijohen probleme, se e kam parasysh pak a shumë, se ça pune bën. Ty më mirë të të hapësh një mbarësi punësh të pista! Më kupton? Zgjat më shumë edhe në kohë dhe ty pak a shumë kjo të duhet më shumë.
Stop: Po të lë një kështu…
Fallxhorja: Asnjë gjë fare!
Stop: Dhe flasim të dielën në orën dhjetë.
Mirela e ftoi të dielën e ardhshme duke i kërkuar të vishej me të zeza. Në datën e caktuar, Mirela i tha se ishte i bllokuar, por i hapi një “mbarësi” me afat 3-mujor për punë të pista. Por Mirela tha se pas 99 ditësh, “mbarësisë” së saj i mbaron afati dhe aty fillojnë sikletet.
Stop: U vesha me të zeza, siç më the.
Fallxhorja: Mirë! Tani ti e ke fiksuar trurin që do të ikësh.
Stop: Do të iki se…
Fallxhorja: Ashtu e kam, thuaj!
Stop: Duhen lekë!
Fallxhorja: Për 3 muaj të ndihmon kjo që të të ecë. Më shumë se 3 muaj, nuk mbaj përgjegjësi!
Stop: Po! Aq!
Fallxhorja: Për 3 muaj kjo është e përgjithshme rrugë, punë, lekë, nerva, shëndet, komunikim, ecje, para. Është mbarësia e punëve të pista që shkon deri në 6 muaj, por s’ta jap dot. Të thashë herën e parë, do të ta jap atë, pot nuk ta jap dot se s’ma jep efektin. Kjo për 3 muaj ta hap mbarësinë, ecën, është 99 ditë më saktë. Pas 99 ditësh, kësaj i mbaron afati dhe nuk punon më. Në qoftë se ty ta merr mendja që për kaq kohë…
Stop: Nisem unë pastaj, pasdite.
Fallxhorja: Je në rregull! Mbaj këtë dhe je në rregull!
Stop: Ta mbaj gjithmonë me vete këtë?
Fallxhorja: Gjithmonë me vete! Në xhep, në çantë, ku të jetë! Për kaq kohë, sa e ka afatin e vet, është shumë e mirë se nuk të krijohet asnjë farë lloj pengese, asnjë farë lloj sikleti, asnjë farë lloj gjëje. Kur i mbaron kësaj afati, fillojnë këto pastaj, sikletet që ke…
Stop: Do të vij prapë unë pastaj.
Fallxhorja: Po nuk të zgjidhet me shkresa 3-muajshe, po shko te një burrë, bëj një shkresë tamam! Mirë i shoh gjërat. Mirë do jesh! Sikletet t’i zeron kjo në momentin që e merr. Shko bëj ca lekë! Për 99 ditë do jesh shumë mirë.
Stop: Këtë do ta mbaj gjithmonë me…?
Fallxhorja: Vete! Në xhep, në çantë, ku të duash, thjesht ta kesh në kontakt me veten!/tvklan.al