Saturday, May 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK zbulon se Vodafone Albania i pagoi 8 mld lekë UNIFI-së, në aferë shërbyen Info Telecom dhe Marin Gjonaj , fijet i luante Meta dhe Kryemadhi

Editor by Editor
November 10, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK zbulon se Vodafone Albania i pagoi 8 mld lekë UNIFI-së, në aferë shërbyen Info Telecom dhe Marin Gjonaj , fijet i luante Meta dhe Kryemadhi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK zbulon se Vodafone Albania i pagoi 8 mld lekë UNIFI-së, në aferë shërbyen Info Telecom dhe Marin Gjonaj , fijet i luante Meta dhe Kryemadhi

SPAK ka zbuluar se Vodafone Albania i ka paguar 8 miliard lekë komapnisë UNIFI të Adrian Shatkut, pas së cilës ishin çifti Meta-Kryemadhi. Pagesat u kryen te kompania UNIFI në Shqipëri dhe Luksemburg për shërbimin e tranzitimit të thirrjeve.

Kompania e Shatkut, kur Meta dhe Kryemadhi kërkuan nga Vodafone këtë shërbim, nuk e kishte të gjithë pjesën teknike, por siç zbulon SPAK dhe siç ka dëshmuar Marin Gjonaj, drejtuesit e Vodafone, për t’i shërbyer Metës dhe Kryemadhit i kërkuan atij që të mundësonte pjesën teknike.

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK, siç mëson Gazeta Korrieri, Marin Gjonaj shprehet se shërbimin e bërë ndaj UNIFI ku Info Telecom ka mundeësuar lidhjen teknike mes kompanisë së Adrian Shatkut dhe rrjetit të Vodafone ia ka kërkuar Vodafone. Kjo kërkesë nga Vodafone për Info Telecom ka ardhur pasi drejtuesit e Vodafone janë marrë vesh me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën që të fusin në lojë edhe kompaninë UNIFI ku në fakt ishin interesat e politikanëve.

Në këtë rast, Marin Gjonaj ka shërbyer përmes kompanisë Info Telecom si një lloj “sekseri teknik” duke marrë përfitimin e tij financiar nga kjo marrëdhenie.

SPAK zbulon se Vodafone Albania i pagoi 8 mld lekë UNIFI-së, në aferë shërbyen Info Telecom dhe Marin Gjonaj , fijet i luante Meta dhe Kryemadhi

Raporti mes Vodafone Albania dhe UNIFI ka qenë mjaft intensiv dhe kompania e Adrian Shatkut, e cila shërbente si mbulim për Metën dhe Kryemadhin ka faturuar te UNIFI rreth 8 miliard lekë përgjatë periudhës 2014-2017.

Një pjesë e mirë e këtyre parave dyshohet se janë pikërisht rryshfeti që Vodafone Albania i ka dhënë çiftit Meta-Kryemadhi për shërbimet që ata i bënin kompanisë këtu përmes Piro Xhixhos në krye të AKEP.

Në disa raste, SPAK ka faktuar takime dhe diskutime për lehtësira të AKEP ndaj Vodafone kundrejt operatorëve të tjerë nën ndikimin e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Në një rast, ish-CEO i Vodafone Albania Ditelof Mare ka darkuar në shtëpinë e Metës në ish-Bllok, një darkë e negociuar nga Theodhori Çami pasi kishte njohje me çiftin e politikanëve.

Detaje nga dosja 

Nga dokumentacioni i shqyrtuar rezulton se deget e Unifi Communication INC n e Shiperi dhe Luksenburg, n e nenshkrimin e marreveshjeve jane perfaqésuar nga Drejtori Ekzekutiv, Adrian Shatku dhe kane deklarar se llogarite bankare ku Vodafone Al do te kryej pagesat shte me nr. 654**489 ne Banken Santander UK dhe nr. 000**4709 ne Banken Santander UK, ge te dyja ne monedhen Euro.

Me shkresen nr. 5065/1 Prot, date 12 Prill 2024 ishte administruan me CD, faturat per sherbimet e interkoneksionit per periudhen Korrik 2014 – Dhjetor 2017 qe Vodafone Albania ka leshuar ne drejtim te kompanive Unifi Holdings Inc, dega Shiperi dhe Unifi Communications S.a.r.l.

Nga shqyrtimi i t e dhenave t e faturuara, rezulton se kompania Vodafone Albania ka faturuar (shitje) kompanise Unifi Holdings Ine dega Shqiperi si vijon:

Per vitin 2014 ne vleren 30.632.553 leke (me tvsh).

Per vitin 2015 ne vleren 191.275.715,21 leke (me tvsh)

Per vitin 2016 ne vleren 251.205.398,50 leke (me tvsh)

Per vitin 2017 ne vierën 230.895.096 leke (me tvsh)

Gjithashtu kompania Vodafone Albania ka faturar ne drejtim t e kompanise Unifi Communications S.a.r.l. me gender ne Luksenburg, si vijon:

• Per vitin 2015 ne vlerën 31.710.602.33 leke (me tvsh)

• Per vitin 2016 ne vieren 49.474.686.33 leke (me tvsh)

• Per vitin 2017 ne vieren 13.502.183.03 leke (me tvsh)

Ne total, kompania Vodafone Albania k a faturuar n e drejtim t e ketyre dy kompanive shumën 798.696.234 leke me tvsh.

Interkonjeksioni është lidhja e dy rrjeteve telefonike, fikse ose celulare, në mënyrë që thirrjet të kalojnë nga një rrjet te tjetri, për shembull, lidh rrjetin e Vodafone Mbretëria e Bashkuar me rrjetin e Vodafone Shqipëri. Këto dy rrjete, duke qenë se nuk kanë lidhje direkte, duhet të kontraktojnë një palë ndërmjetëse, e quajtur operator tranzitues, që të marrë thirrjet nga një rrjet dhe t’i transmetojë te rrjeti tjetër.

Vodafone Shqipëri faturon kompaninë tranzituese për minutat që ka sjellë në rrjetin e saj, ndërsa operatori tranzitues faturon kompaninë telefonike nga ku gjenerohet thirrja për minutat që ka dërguar te Vodafone Albania, por me një çmim më të lartë sesa ai që i faturon Vodafone Shqipëri.

Pra, operatori tranzitues duhet të ketë marrëveshje tranzitimi me dy kompani njëkohësisht.

Marin Gjonaj, një biznesmen kontravers, është i njohur për Policinë e Shtetit, pasi dy vite më parë u shpall në kërkim për ndërtimin e paligjshëm të një ferme të Bitcoinit në Durrës.

Previous Post

DOSJA/ Pagesat e Vodafone , Monika tërbohet me shifrat dhe kërkon llogari nga Marin Gjonaj , Theodhori Çami dhe Adrian Shatku

Next Post

Zbulohet skema tjetër 5D në Bashkinë e Tiranës, Erinda Fino në telashe, SPAK i sekuestroi celularin, në sitë dhe tenderët me ROGAT Security

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

May 16, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

May 17, 2025
Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi

Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi

May 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al