Kreu i demokratëve, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Godina e SPAK u rrethua nga shumë mbështetës demokratë të cilët ndoqën edhe konferencën që kryedemokrati mban gjithmonë jashtë SPAK.
Mirëpo, ndryshe nga çfarë ndodhi në protestën për Veliajn, këtë herë, policia ka rrethuar SPAK me efektivë.
Kur mbështetësit e Veliajt, punonjësit e administratës së bashkisë, rrethuan godinën e SPAK, sulmuan prokurorët dhe gjyqtarët, policia bëri “një vesh shurdh dhe një sy qorr”, duke e lënë godinën e institucionit të drejtësisë në duart e ‘Veliajve’.
Këtë herë SPAK është rrethuar me efektivë, edhe ose demokratët mbështesin Berishën dhe nuk sulmojnë institucionet e drejtësisë.