Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kam qëndruar në shtëpinë e Talo Çelës/ Nuredin Dumani zbërthen planet për vrasjet në Elbasan

Editor by Editor
February 25, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kam qëndruar në shtëpinë e Talo Çelës/ Nuredin Dumani zbërthen planet për vrasjet në Elbasan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e sotme të “Plumbit të Artë” në Gjykatën e Posaçme, i ofenduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë dëshminë e tij lidhur me marrëdhënien me Talo Çelën dhe Erion Alibejn, duke zbardhur detaje të reja rreth ngjarjeve të lidhura me aktivitetet e tij kriminale.

Dumani ka treguar se ka njohur Talo Çelën në fund të vitit 2009 ose fillim të 2010, përmes Ilirjan Feçit, dhe se ai ka qëndruar në shtëpinë e Çelës, si dhe ka pasur kontakte të tjera me të, përfshirë lidhjet me vëllain e tij, Bujar Çelën, që është identifikuar si person i përfshirë në veprimtari kriminale.

Dumani ka pohuar gjithashtu se ka pasur njohje edhe me Erion Alibejn dhe ka diskutuar për hakmarrjen e tij ndaj atyre që kishin vrarë vëllanë e tij.

Pjesë nga dëshmia e Dumanit:

Avokati Qani Hasa: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç’rrethana?

Dumani: Talon e kam njohur në fund 2009, fillim 2010. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.

Hasa: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij.

Dumani: Po, i kam qënë, por edhe ka qenë tek shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.

Hasa: A kishte vëllezër?

Dumani: Po kishte dy.

Hasa: A kishe informacion me lëvizjet e Bujar Çelës, vëllait?

Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamuflohej si taksixhi.

Hasa: Kur e ke njohur Erion Alibej?

Dumani: Në periudhën janar shkurt 2020.

Hasa: Ç’mardhënie krijuat?

Dumani: Shoqërore. E kam takuar gjithmonë tek shtëpia e tij.

Hasa: Keni thënë që ai kishte zbuluar ata që i vranë vëllanë dhe se do hakmerrej. Kur e vendosët se do hakmerreshit?

Dumani: Në fillim për Erion Alibeaj më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë.Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij.

Me një Mercedes shkuam tek një pallat ku takova Erion Alibeajn.

Hasa: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vëllait të Alibeaj?

Dumani: Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo ti vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja.

Hasa: Kur u bë kjo bisedë?

Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.

Hasa: Keni thënë që hartuat një listë?

Dumani: Pasi mësova që Alibeaj po hetonte për Talo Celën dhe pata një bisedë me Fatmit Troplinin vendosëm që do godisnim ne të Durrësit.

Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme.

Franc e Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty.

Hasa: Keni traguar dhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?

Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për tu vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eleminohej.

Emiliano Ramazani u bë i pari.

Previous Post

Sot afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ! Pritet të regjistrohen 25 parti

Next Post

“Fordi” përplas këmbësoren në Maliq, 68-vjeçarja në spital, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Next Post
“Fordi” përplas këmbësoren në Maliq, 68-vjeçarja në spital, autori largohet nga vendi i ngjarjes

"Fordi" përplas këmbësoren në Maliq, 68-vjeçarja në spital, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Kjo është vrasje!

Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Kjo është vrasje!

June 9, 2025
Vetëplagosur me një armë gjahu 57-vjeçari në Postribë, transportohet në spital

Vetëplagosur me një armë gjahu 57-vjeçari në Postribë, transportohet në spital

June 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al