Dalin detaje nga dosja e bujshme e SPAK në lidhje me çiftin Meta-Kryemadhi me personazhe kryesore disa prej biznesmenëve më të njohur në vend, ku Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur pushtetin politik, në dëm të interesave publike në shërbim të interesave të ngushta personale duke përfituar vila dhe të mira të tjera materiale nga Samir Mane dhe të tjerët.
Në një tjetër rast bëhet fjalë për bllokimin e një procesure përmbarimi në dëm të kompanisë Albchrome të Samir Manes, ku ky i fundit i shkruan Monika Kryemadhit për të ndërhyrë të Saimir Xhuglini (përmbarues). Kryemadhi flet me Elona Gurin dhe procedura ndërpritet dhe Samir Mane vijon punën normalisht. Bëhet fjalë për periudhën gusht 2014 dhe ende nuk kishte nisur diskutimi për skandalin e rryshfetit nga Vodafone me ndihmën e Theodhori Çamit dhe Marin Gjonajt.
Mësohet se ne daten 05 Gusht 2014 në orën 08:47:24(UTC+0), Samir Mane me llogari ne WhatsApp 35566**58487@s.whatsapp.net, i shkruan Monika Kryemadhit me llogari ne Ëhatsapp 4477684**[email protected](Numri personal).
Samiri- Si je, ky Saimir Xhuglini eshte i juaji. Te permbarimi. Mos. Pyt (Monika) -Po. Ti them gje?
Ne daten 0 5 Gusht 2014, Monika identifikuar s i Mami Moma perdoruese e numrit +3556920*5077, i dergon Elona Gurit SMS ne numrin e telefonit +35566**08866 ku i shkruan:- Ka nje problem Zamiri me Xhuglinin, lidhu pak me Zamon.
Ne datën 05 Gusht 2014, Elona, Guri me llogarine 3556620**866@s. whatsapp.net i dergon sms Monikes ku i shkruan: -Ja pezullova Zamos. Me Bert Pilon: Se Xhuglini eshte ne Germani, paska maman shume semure. E pezullova deri ne shtator sa te kthehen te giithe nga lejet. Dhe ne shtator i kam lene takim Zamos me Pilon. Do ta sqarojne giithe ceshtjen. Sa per info se e sqarova dhe Zamon.
Ne lidhje me kete bisede/fakt, u pyet Saimir Xhuglini, ish kryetari i Zyres se Permbarimit Tirane ne vitin 2014. Lidhur me marredheniet etij me Monika Kryemadhin, deklaruesi deshmoi se e kishte te njohur te vjeter prej 30 jetesh, kishin qene se bashku ne FRESH dhe pastaj ne vitin 2010-2011 kishte kaluar si anêtar i Levizjes Socialiste per Integrim.
Pyetjes nêse ne vitin 2014 kishte patur ndonje procedure permbarimi lidhur me shtetasin Samir Mane apo kompanite ne pronesi te ketij shtetasi si; Mane TCI, Balfin Group, Albechrome shpk etj, Saimir Xhuglini iu pergjigi se nuk kishte patur ndonje procedure permbarimi per shtetasin Samir Mane, ndersa per kompanine Albchrome ka patur nje procedure permbarimi dhe dosja ka qene e mbartuar nga viti 2013.
Deklaruesi nuk mban mend nese ishte thirrur apo jo nga Drejtori i Pergjithshem i Permbarimit, Albert Pilo, lidhur me proceduren e mesiperme si dhe nuk e mbante mend se si ishte zgjidhur kjo procedure permbarimi.
Ne deklarimet et ij, shtetasi Albert Pilo deklaron nder te tjera se nuk mbante mend te kishte urdheruar pezullimin e ndonje procedure permbarimore per Samir Manen apo kompanite ne pronesi te tij, pasi nuk kishte kompetenca te bente pezullim te procedures.
Gjithashtu, deklaruesi sqaroi se nuk mbante mend qe te kete komunikuar me shtetasen Elona Guri lidhur me ndonje procedure pembarimore te shtetasit Samir Mane apo kompanive ne pronesi te tij.
Në fakt, ndryshe nga sa deklarojnë Xhuglini dhe Pilo, të cilët nuk janë në dijeni të faktit se SPAK ka në dorë mesazhet e Monika Kryemadhit, ata kanë shërbyer në emër të partisë për të bllokuar vijimin e procedurës së përmbarimit në dëm të kompanisë së Samir Manes, Albchrome ndaj të tretëve.
Ky është një ndër disa prej rasteve ku Kryemadhi vë në përdorim fuqinë e saj politike në shërbim të Samir Manes duke përfituar më pas vilë me hamam dhe sauna, udhëtime ne Disney Land, etj.