Për disa vite me radhë, sipas SPAK, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë përfituar para në mënyrë korruptive nga Vodafone Albania përmes UNIFI të Adrian Shatkut. Çifti i politikanëve ndikoi te drejtorët e Vodafone Albania për të lidhur një marrëveshje të tranzitimit të thirrjeve me kompaninë UNIFI, nga e cila më pas përfitonin pagesa prej Adrian Shatkut.
Mirëpo, për të arritur nëkëtë marrëveshje si edhe për të mundësuar realizimin teknik të saj, Monika Kryemadhi përdoren Marin Gjonajn e Info Telecom dhe Theodhori Çamin, të cilët në atë periudhë ofronin shërbimin e tranzitimit të thirrjeve. UNIFI u fut në këtë biznes si përfaqësuese e Metës dhe Kryemadhit duke marrë copa prej copave të Gjonajt dhe Çamit, të cilët po ashtu i shërbyen çiftit Meta-Kryemadhi.
Por, siç konstaton Gazeta Korrieri nëpërmjet dosjes së SPAK, gjithçka zhvillohej nën një klime mosbesimi të madh ku herë herë Theodhori Çami e quante Shatkun “mashtrues ordiner” para Ilir Metës, ndërkohë që Marin Gjonaj ishte strukur nga presioni i çiftit Meta-Kryemadhi duke u dhënë atyre aparaturat që bënin lidhjen teknike me rrjetin e Vodafone, ndërsa herë pas here u “hiqte fishën” për të rritur të ardhurat e veta.
Në këtë klimë mosbesimi dhe sherri, një moment Monika Kryemadhi nis të ketë dyshime tek të tre duke kërkuar nga AKEP dhe Adrian Shatku ballafaqimin e shifrave sepse sipas saj ato mund të mos ishin të vërteta dhe çifti politik nuk merrte kështu përqindjen e vetë nga aktiviteti.
Por, për të bërë ballafaqimin duheshin të dhënat nga kompania Info Telecom e Marin Gjonajt, e cila mundësonte shërbimin teknik.
Sherri nisi për pagesat e muajve gusht-shtator 2014 pasi më herët ishte rënë dakord që nga ky shërbim, 50,78% të merrej nga Theodhori Çami; 32,85% nga Marin Gjonaj dhe 16,42% nga UNIFI e Adrian Shatkut, i cili sapo kishte hyrë në këtë treg me ndikimin e Kryemadhit dhe ndihmën e Marin Gjonajt dhe Theodhori Çamit.
Ndër të tjera, SPAK konstaton se organi i akuzes ka arritur nẽ konkluzionin se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Monika Kryemadhi, perveç ndikimit qe ka ushtruar tek Dietlof Mare CEO i atehershem i Vodafone me qellim lidhjen e kontrates,ka patur interes tei nformohet edhe perfitimin bruto qe kompania Unifi Holdings Inc, Dega Shipëri, realizon per çdo muaj, dhe kête interes ajo e ka shprehur ne komunikimet qe ka patur me Adrian Shatkun.
Adrian Shatku i ka n d a re te gjitha problematikat qe jane shfaqur si para lidhjes se kontrates me Vodafonin, ashtu dhe pas lidhjes s e saj me Monika Kryemadhin, si dhe i ka derguar asaj edhe te dhenat e ndarjes se fitimit nga aktiviteti i interkoneksionit, ku Monika ka perfituar perkatesisht nga 34.638 Euro per muajt Korrik dhe Gusht 2014 dhe ne total ka perfituar 69.276,92 Euro. Ne muajin Shtator 2014 fitimi neto ka qene 102.277 Euro.