Një tjetër skandal duket se po ndodh me seancat gjyqësore ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ndaj këtij të fundit GJKKO ka vendosur dy masa sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”, ndërsa prej dy ditësh GJKKO nuk po arrin të zhvillojë seancën e vlerësimit për këto dy masa.
Një ditë më parë GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat të caktuar kryesisht, ndërkohë që disa orë më pas ai u ndryshua, për shkak të një postimi që kishte bërë në faqen e tij në rrjetin social, që shkaktoi reagime të shumta mediatike.
Por sipas një denoncimi nga avokati Arben Llangozi, avokatja Kastrati ushtron detyrën pa kod fiscal.
“Skandalet te proçesi i Berishës vazhdojnë. Avokate e caktuar nga gjykata Jalldiz Kastrati , ushtron detyrën pa kod fiscal”, shkruan Llangozi, duke publikuar edhe foton e mëposhtme.