Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve/ Meta: Duhet të angazhohemi më tepër për liri 

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë me një mesazh pas kryerjes se homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut për ditën e 5 majit.

Meta nuk ka mundur të shkëputet nga realiteti zgjedhor edhe në këtë ditë kur përkujtohen Dëshmorët e Atdheut.

Sipas Metës, kjo është dita që të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre

‘’Sot në këtë ditë kaq të rëndësishme, në ditën e dëshmorëve dhe të heronjve, në ditën kur udhëheqësi Qemal Stafa, Vojo Kushin, Perlat Rexhepin e gjithë e gjithë, ato bijë dhe bija më të mirët e kësaj toke, që bënë sakrificat më sublime për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë.

Dhe kjo është dita të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre, që Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE, e sidomos që të rinjtë e të rejat të kenë një të ardhme europiane në vendin e tyre.’’- tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement