‘5 Maji’, Lulzim Basha homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve për ‘5 Majin’.

Basha ka vendosur kurorë me lule tek monumenti përkujtimor për viktimat e terrorit komunist.Po ashtu ai përkul edhe para Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

Më tej ai vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të kapitenit Feti Vogli, që ra në krye të detyrës me NATO-n në Afganistan.

Basha ishte i shoqëruar nga 5 përfaqësues të PD, Edmond Spaho, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement