Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Meta rrezikon ndjekjen penale 

 

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me mbledhjen e 50 firmave të deputetëve, të cilat një ditë më parë, i janë dorëzuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sipas socialistëve, Presidenti është përfshirë në fushatë zgjedhore, duke shkelur kështu Kushtetutën.

Roli i Presidentit duhet të ishte asnjanës dhe qëndrimet e tij duhej të ishin mbi palët, mirëpo, mazhoranca thotë se ai jo vetëm u përfshi në fushatën zgjedhore, por bëri thirrje për luftë, vrasje e gjak.

Madje, sipas socialistëve edhe pas vrasjes së Elbasanit qëndron Meta.

Ka qenë deputeti socialist Alket Hyseni, i cili ka thënë, mbrëmjen e kaluar, se për ngjarjen e Elbasanit, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, përgjegjës është Ilir Meta.

“Presidenti ka nxitur dhunë, por parlamenti do të shohë nëse ka edhe rrethana të krimit të rëndë. Nxitje Haxhi Qamil-iste, për të mos lejuar “bandat e rilindjes”, “bandat e policisë” ku arritëm deri aty sa të kishim humbje jete.

Absolutisht Meta është përgjegjës që bën thirrje të tilla për struktura jo legjitime si ai grupi i mbrojtej së votës, e ndërtuar me njerëz me të kaluar të dyshimtë, por edhe të tjerë të pajisur me armë, rezultoi me një të vrarë e disa të plagosur. Thirrjet për nxitjen e dhunës kanë vepra penale“,ka thënë Hyseni.

Pra, përveçse do të shihet nëse është shkelur Kushtetuta do të shkohet edhe më tej, për të parë nëse Meta duhet të ndiqet penalisht dhe çështja do t’i kalojë Prokurorisë.

Pikërisht për ngjarjen e Elbasanit, e cila ndodhi me 21 Prill, një javë para zgjedhjeve parlamentare.

Pjerin Xhuvani ka qenë pjesë e partisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Elbasan dhe Tiranë që nga viti 2009 deri në verën e vitit 2015. Ai ishte kryetari i LSI në Elbasan deri në 2015 dhe personazhi qëndror i kësaj partie në këtë zonë.

Në qeverisje me Edi Ramën, Ilir Meta i kishte besuar Pjerin Xhuvanit drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë.

Më pas ai u shkarkua nga LSI dhe u bashkua me Partinë Socialiste, deri ditën që mbi të u derdhën plumba, që dyshohet se dolën nga arma e shoqëruesit të Gazment Bardhit, një ish komando, Arbër Paplekaj.

Kujtojmë se Meta, gjatë të gjithë fushatës elektorale por edhe më herët ëhstë shfaqur herë i rebeluar në media, duke dolur për prerje duarsh, rrëmbim kosash e cfurqesh, për banda me policë dhe gjyqtarë e prokurorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement